Çfarë është agjërimi i Danielit? Është një agjërim i pjesshëm i bazuar në dy tregime nga përvoja e agjërimit të profetit Daniel (shiko “Danieli” 1 dhe 10) dhe parimeve tipike të agjërimit hebre. Plani i ushqimit të agjërimit të Danielit, është i ngjashëm me atë të një dietë vegjetariane, me disa kufizime shtesë. Shih Listën Ushqimore të Agjërimit të Danielit për një përmbledhje më të plotë të ushqimeve që mund të përdoren, si dhe të atyre që duhen shmangur.

'''Pse janë frutat dhe drithërat të lejuara kur Bibla thotë se Danieli hëngri vetëm perime dhe piu ujë?''' Përkthimet e hershme (përfshirë KJV-në [në anglisht]) përdorin fjalën perime bishtajore e jo fjalën perime. Por ajo fjalë përkthehet me të drejtë si "ushqime të rritura nga farëra." Kjo është arsyeja përse agjërimi i Danielit i lejon frutat, perimet dhe drithërat.

A mund të marr medikamente gjatë Agjërimit të Danielit? Nëse keni probleme shëndetësore, ju duhet të flisni gjithmonë me mjekun tuaj përpara fillimit të agjërimit të Danielit ose ndonjë ndryshimi tjetër të rëndësishëm në dietën tuaj. Agjërimi nuk duhet të sjellë kurrsesi dëmtime në trup, kështu që medikamentet duhet të vazhdojnë të merren.

A ka problem të marrësh suplemente gjatë Agjërimit të Danielit? Jo, por lexoni etiketën për t’u siguruar se janë të cilësisë së lartë dhe se përbërësit përputhen me Udhëzimet e Agjërimit të Danielit.

Pse nuk mund të përdor çaj bimor gjatë Agjërimit të Danielit? Kjo është një pyetje e që ngrihet rëndom! Arsyeja përse çaji nuk lejohet, është sepse pija e vetme në Agjërimin e Danielit është uji (shiko “Danieli” 1). Kjo është e bazuar në praktikat e agjërimit të profetëve tek “Danielit” 1 ku ai dhe shokët e tij hëngrën vetëm perime (ushqime të rritura nga fara) dhe pinë vetëm ujë. Çaji nuk është ujë dhe për këtë arsye nuk lejohet në Agjërimin e Danielit.

A mund të ha mjaltë gjatë Agjërimit të Danielit? Është natyral pa konservues. Ëmbëltuesit nuk lejohen gjatë Agjërimit të Danielit. Kjo është e bazuar në agjërimin e Danielit të dokumentuar tek “Danieli” 10 ku ai nuk hëngri mish dhe nuk konsumoi ushqime të kushtueshme. Pra, edhe pse mjalti është natyral dhe pa kimikate, do të konsiderohet si një "ushqim i kushtueshëm" dhe për këtë arsye nuk lejohet gjatë Agjërimit të Danielit.

Jam shtatzënë. A mundem që gjithsesi të angazhohen në Agjërimin e Danielit? Së pari, do të bënit mirë të kontaktoni mjekun tuaj dhe t’i shpjegoni se Agjërimi i Danielit është një dietë vegjetariane me kufizime shtesë (si p.sh. nga buka me maja, kafeina, alkooli, ëmbëltuesit dhe kimikatet).

Në përgjithësi, nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji, ndjekin udhëzimet e Agjërimit të Danielit, por shtoni pulë ose peshk të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat shtesë të trupit për proteina.

Po në lidhje me marrëdhëniet martesore gjatë Agjërimit të Danielit? Bibla flet për burrat dhe gratë që heqin dorë nga marrëdhëniet seksuale gjatë agjërimit. Megjithatë, kjo duhet të kryhet me rënie dakord si nga burri ashtu dhe gruaja. Shumë çifte përmbahen seksualisht për sa kohë agjërojnë dhe vërejnë që marrëdhënia e tyre forcohet ndërkohë që ata shprehin në mënyra të tjera qëllimisht dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Pra, të hequrit dorë nga seksi gjatë Agjërimit të Danielit nuk është parakusht, por gjithsesi është një mundësi që të përjetoni rritje në martesën tuaj dhe në marrëdhënien tuaj me Zotin.

A ka ndonjëherë situatë kur unë duhet të bëj një "pauzë" nga agjërimi? Po, ka raste kur do të ishte e përshtatshme që të bëhej një pauzë e shkurtër nga agjërimi, por bëjë këtë vetëm pasi të konsultohesh me Frymën e Shenjtë. Për shembull, vitin e kaluar kur po agjëroja, i shkova për vizitë djalin tim dhe gruas së tij. Ata jetojnë rreth 190 kilometra larg meje. Djali im është i adoptuar nga Etiopia dhe tre vjet më parë ai u kthye atje. Gjatë qëndrimit atje, u martua me një grua shumë të mirë. Ata tani jetojnë në Sietëll (SHBA).

Gjatë qëndrimit tek ta, ajo më përgatiti një vakt shumë të veçantë etiopian me mish qengji (prindërit në Etiopi nderohen shumë). Unë aty për aty u konsultova me Frymën e Shenjtë që më tregoi se mënyra për t’i treguar dashuri asaj, do të ishte duke e ndaluar për pak agjërimin tim. Vaktin e ngrënies ajo e pasoi me një kafe ceremoniale etiopiane, përsëri një akt nderimi ky ndaj meje. Ndjeva lirinë për të qenë pjesë, si e vaktit ushqimor ashtu edhe të kafesë, e pastaj iu riktheva agjërimit tim të nesërmen. Kjo ishte gjëja më e dashur që mund të bëja. . .

Sa ushqim mund të ha në Agjërimin e Danielit? Shkrimet vërtetë nuk deklarojnë sasinë ushqimore që mund të konsumohet. Megjithatë, unë i inkurajoj njerëzit që të mbajnë mend se ky është një agjërim (kufizim ushqimi për një qëllim shpirtëror). Me këtë në mendje, do të ishte e përshtatshme ngrënia e jo më shumë se tre vakteve të moderuara dhe dy vakte të ndërmjetme të vogla.

A mund të ha ushqim gjatë orëve të ditës? Shumë agjërime fillojnë në agim dhe përfundojnë kur dielli perëndon. Megjithatë, Agjërimi i Danielit nuk kërkon këtë modifikim në zakonin tonë të të ngrënit. Nëse ke vendosur t’ia shtosh këtë hap agjërimit tënd, atëherë kjo nuk do të përbëjë problem, por nuk është parakusht për Agjërimin e Danielit.

Nga ta dini se çfarë hëngri në të vërtetë Danieli? Unë nuk e di! Kjo është arsyeja përse agjërimi bazohet në përvojën e agjërimit të dokumentuar tek “Danieli” 1 si dhe tek “Danieli” 10. Nëse dëshironi të “ushqeheni ashtu siç u ushqye Danieli," atëherë unë ju inkurajoj të bëni kërkime për të parë se si mund të ketë qenë. Por unë mendoj se shumë shpjet do ta kuptoni se nuk keni se si të jeni të sigurt për këtë. Kjo është arsyeja përse agjërimi është i bazuar dhe modeluar vetëm pas “Danielit” 1, “Danielit” 10 dhe parimeve tipike hebraike të agjërimit.

A mund të ha (vazhdojeni vetë pyetjen)? Ju mund të hani të gjitha ushqimet që përmbajnë përbërës që përputhen me listat e ushqimit të miratuara për Agjërimin e Danielit. LEXONI ETIKETËN në çdo ushqim të parapërgatitur ose të paketuar, për t'u siguruar se të gjithë përbërësit e tij janë të përputhshëm. Edhe ushqimet e shënuara si "natyralë" mundet që gjithsesi të përmbajnë ëmbëltues apo ushqime të tjera të cilat nuk lejohen në këtë agjërim.

Çfarë ushqimesh mund të ha direkt nga ushqimorja? Shumë shpejt do të mësoni se shumica e ushqimeve të përgatitura që gjenden në dyqanet ushqimore, përmbajnë ëmbëltues, kimikate ose përbërës të tjerë jo të lejuar në Agjërimin e Danielit. Kjo është arsyeja përse shumica e vakteve tona ushqimore përgatiten që nga fillimi. Për këtë, unë kam shkruar dy libra elektronikë kuzhine dhe edhe një libër gatimi të botuar me kapak të butë.

Po sikur të dua ta bëj Agjërimin e Danielit për arsye diete e jo për arsye shpirtërore?

Përkufizimi i agjërimit është kufizimi i ushqimeve për një qëllim shpirtëror. Përdorimi i planit ushqimor të Agjërimit të Danielit për qëllime rigorozisht shëndetësore, do ishte një dietë Danieli më shumë sesa një agjërim. Shumë njerëz me të vërtetë që e përdorin agjërimin e Danielit për të përmirësuar shëndetin e tyre si dhe për të rënë në peshë.

Po në lidhje me çamçakëzin dhe mentet kundër erës së keqe?

Unë ende nuk kam gjetur ndonjë çamçakëz apo mente kundër erës së keqe e cila nuk përmban ëmbëltues apo kimikate të përfshira në përbërësit e saj. Pra, alternativa të tilla si gjethe nenexhiku, majdanoz, karafil, karafil të plotë dhe bishta kanelle, mundet që të përdoren. Gjithashtu, nëse në ujin që pini hidhni disa feta limoni, kjo do t’jua freskojë gojën. Do të shikoni gjithashtu se ushqimi me një dietë me bazë bimore, prodhon një erë më të "ëmbël" goje sesa kur konsumohet ushqim dhe produkte shtazore.