Shumë burra dhe gra do ta përfundojnë Agjërimin e tyre 21 ditor të Danielit gjatë kësaj fundjave. Kështu, doja të postoja disa këshilla rreth përfundimit të agjërimit tënd. Nëse nuk je duke e përmbyllur agjërimin tënd, të lutem mbaje në mendje këtë informacion. Është i rëndësishëm.

  • Kalo gradualisht në “dietën tënde të zakonshme.” Kjo vlen veçanërisht për sa i takon

kafeinës, sheqernave, ushqimeve të yndyrshme, mishit dhe produkteve të bulmetit. Këshillohet të hani nga pak e t’ia nisni me ngadalë, ndoshta një apo dy ushqime në ditë.

  • Për pijet me kafeinë, pini një kupë apo gotë të vogël, dhe pastaj shikoni se si reagon

trupi juaj. Mos u habitni nëse bëheni nervozë. Shikoni nëse është më mirë të filloni me de-kafienë (e kuptoj që kjo është pothuajse krim për ata prej nesh që e kanë shumë qejf kafenë).

  • Mos u habit nëse ndjehesh i lodhur pasi të fillosh të hash “ushqimet e zakonshme.”

Trupi yt ka qenë detoksifikuar gjatë 21 ditëve të Agjërimit të Danielit, dhe mund të mos pëlqejë tani për atë që i duhet të tretë!

  • Vazhdo të pish shumë ujë të filtruar, të paktën 1.8 litra në ditë.

Gjithashtu, merr në shqyrtim mësimet që ke mësuar si dhe zakonet e mira që ke krijuar gjatë Agjërimit të Danielit. Mos i lër pas dore, por lejo që ato të kthehen në një pjesë të zakonshme të jetës tënde. Kjo përfshin lutjen tënde si dhe kohën e studimit me Zotin si dhe përmirësimin e zakoneve të të ngrënit.

Si përfundim, ndërkohë që ti mundesh gjithnjë që të agjërosh për Vit të Ri, shqyrto mundësinë e agjërimit në një kohë tjetër të vitit. Shumë prindër luten dhe pastaj agjërojnë nga agimi deri në muzg në ditëlindjen e fëmijëve të tyre. Nëse ke çështje problematike të ngutshme apo rrethana të vështira me të cilat përballesh, shqyrto mundësinë e kalimit të një kohe të shenjtëruar lutjeje dhe agjërimi. Vjet, unë agjërova gjatë Rrëshajave duke kërkuar për drejtimin e Zotit për ca çështje personale pune.

Agjërimi i Danielit është një metodë e shkëlqyer për një agjërim të pjesshëm. Ia kalon agjërimit të Gjon Pagëzorit (me mjaltë dhe karkaleca)!

Qofsh bekuar!