“1 Pjetrit” 1:6-7 ―Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme, që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezus Krishtit

.

Në pjesën më të madhe të ushtrive që kam parë, ka në zinxhir të qartë komandues. Të gjithë e dinë dhe zbatojnë rolin e tyre. Të tërë e kuptojnë që suksesi i tyre varet nga qëndrimi të bashkuar. Ushtria e Perëndisë është një ushtri vullnetarësh, gjë që e bën atë mjaft të ndryshme nga cilado ushtri tjetër. Nuk të bëjnë zbor nëse nuk i bindesh një urdhri. Nuk të bëhet nami sepse ke ardhur me vonesë. Ushtria e Perëndisë është e bazuar tek besimtarë që kanë besim për të jetuar në një mënyrë të atillë që krijon unitet për të përmbushur qëllimin e Krishtit.

Unë, ashtu sikurse edhe ju, jam lutur: Zot, më bëj si Davidi që vrau gjigandin. Ose ndoshta ti je lutur kështu: Zot, më jep pasionin e Palit. Sa shpesh jemi lutur: O Zot më bëj më të mirin e mundshëm. Jo të gjithë mund të jenë sulmues kryesorë të skuadrës, apo qendërmbrojtës. Që një skuadër të jetë e suksesshme, duhet të ketë trajnerë të përkushtuar, menaxherë e madje edhe çerra që sjellin ujin. Me qëllim që ushtria e Perëndisë të fitojë shpirtra të humbur e që po vdesin, çdo besimtari individual i duhet të bëhet më i miri që mund të jetë. Pati vetëm një David, vrasës gjiganti. Ka vetëm një ti. Kërko për të patur besim, kurajo e madje edhe aftësi më të mëdha, por ji vetvetja.

Ka shumë njerëz të cilët po presin atë ditë të madhe të magjishme kur ata do të bëjnë diçka madhështore. Ajo ditë mund të vijë, por ka vetëm një mënyrë të provuar se si mund të jemi gati për të. Ju duhet të jetoni në praktikë besimin tuaj ditë pas dite, përballë çdo sfidë që ato sjellin. Ju duhet të jeni përditë të nënshtruar ndaj vullnetit të Perëndisë. Davidi mund të përballej me Golian e tij sepse ai qe përballur më përpara me ariun, luanin si dhe grabitqarë të tjerë ndërkohë që kujdesej për kopetë e familjes së vet. Bindja e tij ndaj kërkesave të përditshme të jetës, krijuan tek ai besimin që ai kishte nevojë për sfida më të mëdha.

Kur si ti, si unë jemi në mënyrë absolute të përkushtuar ndaj Krishtit, Ai do ta bëjë punën jetëgjatë që na kthen ne në më të mirën që mund të jemi, por si ti, si unë, duhet të jemi të gatshëm për të qenë ata që Krishti dëshiron që ne të jemi. Ne bëhemi të dobishëm ndaj Perëndisë dhe të tjerëve kur jemi të gatshëm për të qenë ai që Perëndia na ka bërë. Bëhu “ti-ja” më e mirë që mund të jetë e mundur për lavdi të Perëndisë!