“Veprat” 4:12 ―Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.

Ne (amerikanët) kemi forcën më të mirë luftuese në botë. Ne kemi trupat e trajnuara më mirë e të pajisura me armët më të fuqishme. Askush nuk mund ta përballojë forcën tonë ushtarake. Ne kemi komandantët më të arsimuar nga shkolla të dedikuara mësimdhënies të strategjive ushtarake. Megjithëkëtë, pavarësisht tërë kësaj fuqie, bota nuk është më shumë e moralshme.

Ne kemi qeverinë më me ndikim në botë. Ne përcaktojmë një pjesë të mirë të linjës së veprimit të botës. Ne fusim ligje në fuqi që supozohet të jetën për të mirën e njerëzimit. Megjithëkëtë, ne duket sikur vetëm sa risistemojmë njerëzit dhe vendet, ndërsa çështjet shqetësuese mbeten njëlloj. Pavarësisht se sa ndikim të ushtrohet nga qeveria, ne nuk mund t’i ndryshojmë zemrat e njerëzve apo të shërojmë plagët më të thella e të rënda të lëna nga paragjykimi dhe urrejtja. Asnjë nivel ndikimi politik nuk ka për të sjellë pendesë apo falje.

Përgjigjja ndaj çështjeve problematike sociale dhe shpirtërore të njeriut, nuk do të zgjidhet kurrë në podiumet e degës legjislative të qeverisë. Bizneset mund të sigurojnë mundësi punësimi por asnjë sasi parash nuk mund të sjellë as shpresë e as paqe. Arsimimi mund të ofrojë një njohuri të dobishme, dhe ne kemi institutet arsimore më të mëdha në botë, por ato nuk mund të na bëjnë të reshtim së vrari njëri-tjetrin. Asgjë nga ato që njerëzit kanë mundur të shpikin nuk ka mundur të sjellë një ndryshim në zemrën e njeriut.

Ka vetëm një pushtet i cili mund të sjellë transformim të vërtetë tek njeriu. Ai pushtet gjendet tek Jezus Krishti. Është dashuria dhe falja prej Tij e mëkateve tona ajo që na fuqizon për të jetuar një jetë të shenjtë. Kur e lejojmë fuqinë e Tij që të mbushë zemrat tona, Ai e fshin tutje fajin tonë, i shëron plagët tona, na lejon të falim të tjerët dhe të zëvendësojmë ëndrrat e shkatërruara me shpresa të reja. Mesazhi i Jezus Krishtit është përgjigjja e problemeve të botës tonë. Transformimi vjen nga një shpirt tek një tjetër, e me radhë, kur Kisha kujtohet që jemi në një luftë shpirtërore për shpirtin e njerëzve.