“Hebrenjve” 11:29-30 ―Me anë të besimit kaluan nëpër Detin e Kuq si të ishte tokë e thatë, ndërsa kur egjiptasit u përpoqën ta bëjnë, u mbytën. Me anë të besimit ranë muret e Jerihos, pasi u sollën rreth tyre shtatë ditë.

Perëndia na ka dhënë besim në mënyrë që ne të jemi në gjendje të besojmë dhe të pranojmë të pabesueshmen. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjëra të mrekullueshme për Perëndinë kur presim të marrim gjëra të shkëlqyera nga Perëndinë. Marrja jonë prej dorës së Perëndisë, bazohet tek besimi ynë tek kush është Perëndia e se çfarë Ai dëshiron të bëjë për ne. Jezusi tha: “Çdo gjë është e mundshme për atë që beson.” Ai tha gjithashtu: “Për Perëndinë çdo gjë është e mundur.”

Parimi i parë i besimit është që ta vëmë varësinë tonë tek Perëndia e jo tek vetë puna. Çelësi për të përjetuar fuqinë mrekulli-bërëse të Perëndisë, është që të besojmë tek ajo që Ai është. Shumë turren pas asaj që Perëndia mund të bëjë, por u del të jetë një fe boshe, pa e njohur vërtetë Perëndinë. Kur Jezusi tha: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim …. Ai po i referohej patjes së një marrëdhënie personale me njerëzit. Ai nuk ka dëshirë për të qenë mrekulli-bërësi vendor i cili paguhet për një shërbim. Perëndia dëshiron të bekojë jetët tona me fuqinë e cila vjen me praninë e Tij të shenjtë. Mrekullitë janë një fryt i natyrshëm i pranisë së Perëndisë.

Mungesa e ndërtimit të një marrëdhënieje me Perëndinë, është ajo gjë e cila shkakton dyshimet tona më të mëdha. Bibla thotë: Nuk kemi, sepse nuk kërkojmë. Nëse kërkojmë e nuk marrim, kjo mund të jetë për shkak se po kërkojmë me motive të gabuara. Nëse duam që vetëm ta njohim Perëndinë për atë që mund të përfitojmë prej Tij, atëherë mos prit që të marrësh. Të biem në dashuri me Perëndinë si dhe vullnetin e Tij për jetën tonë, dhe do t’i marrim ato gjëra për të cilat lutemi. “1 Gjonit” 5:14-15, na mëson që: Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

Mos harro që çdo mrekulli filloi me një problem. Çështjet problematike janë më të mëdha sesa aftësia e njeriut për t’u kujdesur, janë tokë pjellore që Perëndia të punojë. Ne vërtetë që nuk kemi nevojë për besim për atë gjë që mund ta bëjmë vetë. Ne kemi nevojë për besim për çështjet problematike të jetës mbi të cilat nuk kemi kontroll.

Parimi është thjesht ky: Ne e gjejmë fuqinë mrekulli-bërëse të Perëndisë kur hedhim një hap besimi dhe fillojmë të merremi me detyra të pamundura. Ne duhet të jemi fëmijë të bindur të Perëndisë. Ne duhet të jemi gjithnjë të moralshëm dhe me etikë në vendim-marrjen tonë. Ne duhet të mbështetemi tek forca dhe mençuria e Perëndisë. Ne duhet që të besojmë se Perëndia dëshiron t’u përgjigjet të tëra lutjeve të cilat janë në përputhje me vullnetin e Tij. Ne duhet të presim që Perëndia të bëjë mrekulli, dhe do t’i shikojmë pastaj ato të ndodhin.