“Hebrenjve” 11:1-2 “Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen; sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.”

Ishte dikur një qytet në Meini (SHBA) i cili do të shkatërrohej nga një digë e re që do të ndërtohej. Njerëzve u qenë lënë pesë vjet kohë për të gjetur një vend tjetër ku të jetonin. Në atë periudhë pesë-vjeçare, njerëzit nuk bënë asgjë për ta mirëmbajtur qytezën. Asnjë mur nuk u lye, asnjë rrjetë nuk u riparua në dritare, asnjë parmak nuk u riparua kur u prish, dhe gjithçka u la ashtu sikurse ishte. Një reporter gazetash erdhi m’u përpara se dyqani i fundit të mbyllej dhe pyeti përse ata nuk e kishin mirëmbajtur pamjen e jashtme të qytezës. Njëri prej qytetarëve të fundit i mbetur aty, tha: Atje ku nuk ka besim në të ardhmen, nuk ka as shpresë për të tashmen.

Besimi mbart me vete një energji e cila sjell jetë në çdo fushë të jetës. Besimi na jep energji për të tashmen për shkak se ai përqendrohet tek e ardhmja. Besimi tek Perëndia garanton një trashëgimi të përjetshme në atë që është e pashkatërrueshme. Ai merr atë gjë që hajdutët nuk mund ta vjedhin, atë që ndryshku nuk mundet ta brejë e që mola nuk mundet ta brejë.

Besimi mbështetet tek integriteti i Perëndisë. Perëndia ynë nuk mund të gënjejë! Çdo premtim, çdo urdhëresë dhe çdo parim të jetës që gjejmë tek fjala e Perëndisë, është absolutisht i vërtetë. Ato jo vetëm që janë të vërteta për momentin, por janë absolutisht të vërteta. Ato do të jenë të vërteta në përjetësi.

Megjithëkëtë, besimin nuk është diçka që na bie nga qielli kokës. Ai fitohet duke ecur me Perëndinë. D.L. Mudi (D.L. Moody) tha: Unë u luta për besim dhe mendova se një ditë besimi do të vinte e do të më godiste si vetëtimë. Një ditë, po lexoja tek “Romakëve” 10 ku lexova se besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë. D. L. Mudi thjesht po thoshte se ai kishte mësuar besimin ndërkohë që mësonte fjalën e Perëndisë e se si ta zbatonte atë praktikisht në jetë. Sa më shumë jetonte, aq më shumë ai kuptonte prej fjalës së Perëndisë, e aq më i madh bëhej besimi i tij.

Besimi nuk vjen pa përpjekje. Besim është të besosh e të veprosh bazuar mbi atë besim edhe kur ne nuk mund ta shikojmë rezultatin e aty për atyshëm. Dikush mund të besojë se Perëndia dëshiron të ndihmojë në ndaljen e një zakoni alkoolizmi, por nëse vetë nuk përpiqen fare për këtë, ata nuk do të ndalojnë dot kurrë. Fuqia për ndryshimin e jetëve është thjesht në anën tjetër të hapit të hedhur përmes besimit. Vetëm kur veprojmë mbi bazën e asaj që besojmë, do të gjejmë fuqinë e Perëndisë për jetesë.

Ushqeje besimin tënd tek fjala e Perëndisë. Nëse ne i ushqejmë dyshimet tona, besimi do të regëtinte ashtu sikurse qiriri në erë, por kur e ushqejmë besimin, dyshimi na zgrop derisa vdesim nga mosushqyerja. Jezusi tha se nëse do kishim besim qoftë sa madhësia e një kokrre sinapi, potenciali ynë i rritjes do të ishte i jashtëzakonshëm. Kultivimi i asaj pak fare, prodhon një të korrë të jashtëzakonshme. Besimi i cili jetohet, do të prodhojë gjëra të mira në jetën tonë tani dhe do të trashëgojë të pashkatërrueshmen më vonë.