“Hebrenjve” 11:6 ―Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.

Perëndia është aq i mirë saqë nuk mund të jetë i pasjellshëm, Ai është aq i mençur saqë nuk mund të pështjellohet. Nëse nuk arrij ta shikoj dorën e Tij, Unë gjithsesi mund t’i besoj zemrës së Tij. C.H. Spurgeon

Jezusi tha: Pa Mua ju nuk mund të bëni asgjë. Kjo fjali mbaron me pikë, por duhet të mbarojë me pikëçuditëse. Kjo fjali e thjeshtë është pikënisja për një ecje reale rreth besimit. Për ata prej nesh (përfshi dhe mua), që janë përpjekur të jetojnë me forcat tona, ne e kemi mësuar nga pësimi që kjo është e pamundur. Mund të bazohesh tek talenti yt për sa kohë që nuk bëhet fjalë për një betejë të vërtetë shpirtërore. Kur vjen beteja shpirtërore, vetëm ata që janë të mbushur dhe të drejtuar nga Fryma e Shenjtë do të mbeten në këmbë. Një person i cili nuk ka fuqinë e Frymës së Shenjtë, nuk ka për të qenë në gjendje të përballet me armikun e vet shpirtëror. Mikeali, krye-engjëlli, nuk donte të debatonte me djallin, atij i duhej të mbështetej tek fuqia e Perëndisë.

Premtimi ynë është i thjeshtë dhe i vërtetë: Ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë. Çfarë premtimi besim-ndërtues! Çelësi është Fryma e Shenjtë i Cili banon dhe mbizotëron në jetën tonë. “Efesianëve” 3 na mëson që Perëndia do të na japë, më shumë nga ç’kërkojmë apo përfytyrojmë ne, me këtë deklaratë cilësuese, sipas fuqisë që vepron në ju.

Do të doja shumë t’ju jepja lirinë për të pranuar paaftësitë e juaja. Ky është hapi i parë për të pranuar fuqinë shpirtërore më shumë se të përshtatshme e më shumë se të mjaftueshme mbi bazën e të cilës të jetojmë. Vetëm kur hedhim një hap me besim, ne gjejmë fuqinë e Frymës së Shenjtë. Ai është duke pritur çdo veprim besimi.

Kjo histori e thjeshtë e ilustron shumë mirë këtë:

Në një fushatë të Billi Grehëmit (Billy Graham) Kori ten Bum (Corrie ten Boom) tregoi historinë se si kur ishte fëmijë, kishte shkuar tek i ati i saj dhe i kishte thënë: Ba, nuk mendoj se kam besim për t’u përballur me telashe të vërteta. Nuk e di se çfarë do bëja po qe si ti do të vdisje. Nuk besoj se kam besimin që kanë disa njerëz për t’u përballur me telashet.”

I ati i Korit e kishte parë me butësi dhe i kishte thënë: “Kori im e dashur, kur babi të thotë se do të të çojë tek dyqani nesër, a t’i jep paratë që sot? Jo, ai t’i jep kur je gati për të shkuar në dyqan. E nëse do nisesh në një udhëtim për të ndjekur një trajnim dhe të duhen para për një biletë, a t’i jep paratë babai jot kur ti vendos të shkosh në udhëtim? Jo, ai t’i jep kur ti je tek stacioni i trenit, tërësisht gati për të blerë biletën tënde. Kori, Perëndia na trajton po kështu. Ai nuk të jep besim derisa ta kesh të nevojshëm atë. Kur e ke të nevojshëm, Ai padyshim që do të ta japë. –Material i huazuar.