“Hebrenjve” 11:1-2 ―Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen; sepse me anë të tij të moçmit morën dëshmimin.

Pyet një grup fëmijësh kopshti nëse janë në gjendje të pikturojnë, dhe secili prej tyre do të përgjigjet me po. Bëju një klase të rriturish të njëjtën pyetje dhe ndoshta do të ketë një që do të ngrejë dorën. Të rriturit do t’ju thonë se nuk kanë as talentin e as aftësitë për të pikturuar. Aftësitë si dhe talentet janë vetëm pengesa të cilat njerëzit i kanë ndërtuar për veten. Pyetja bazë është: A je i gatshëm t’u bëhesh krah dëshirave tona e të mësosh aftësitë dhe zotësitë për të pikturuar apo çfarëdo gjëje tjetër?

Duhet të ketë një masë besimi për ta marrë atë furçë për herë të parë e për të cakitur me të një kanavacë të bardhë. Frika se mos mungesa e aftësisë do të dalë në pah, nuk na lejon që të marrim në sy rrezikun, atje ku besimi na pret me fitore të jashtëzakonshme. Po këto frikëra ne i sjellim në jetën tonë shpirtërore, edhe atëherë kur e dimë që Perëndia është në mënyrë të pandërprerë përkrah nesh. Ne e dimë që nuk duhet të dyshojmë sepse Perëndia kurrë nuk ka lënë asnjë fëmi të Vetin në baltë, e megjithëkëtë, shpesh herë ne kërleshemi me frikën dhe dyshimin. Frika vjen nga kjo botë, jo nga mbretëria e Perëndisë. Kështu, sfida reale është: Si do mundemi ne që jetojmë në këtë trup mishtor, të mposhtim frikën e cila shkatërron besimin?

Mund të ketë shumë arsye për kaplimin nga frikëra të cilat e vrasin besimin. Ne mund të kemi fikë nga dështimi për shkak se vuajmë nga çështje problematike të lidhura me imazhin tonë vetjak. Ne mund t’i druhemi mendimit apo reagimeve të njerëzve ndaj hapave të besimit. Ne mund të kemi frikë për humbjen e sigurisë, pozitës apo prestigjit sipas botës. Ne mund të kemi frikë se mos ndonjë mosbindje personale do të ekspozohet nga armiku i shpirtit tonë. Frika është vrasësja më e madhe e besimit, e me të duhet të merremi ndërkohë që jemi në udhëtimin tonë shpirtëror.

Besimi nuk është spekulim sipas të cilit Perëndia është në gjendje, por është të besosh vërtetë se Ai është dhe dëshiron të bekojë një jetë në bindje. Besimi nuk bazohet tek mundësitë por tek probabilitetet. Besimi nuk është ndërdyshas por me qëndrim të prerë në qëllimin, misionin dhe pasionin e tij. Besimi sfidon dyshimin duke sjellë siguri si dhe përmes varësisë nga hiri dhe premtimet e Perëndisë.

Ne duhet të jemi të përkushtuar për ta ndihmuar besimin tonë të bëhet më i fortë. Për ta arritur këtë, ne duhet ta lejojmë besimin tonë që të ketë sfida. Ne duhet të bindemi pavarësisht mungesës tonë të sigurisë, e ta shikojmë dorën e Perëndisë që të lëvizë për ne. Mos harro që besimi është i bazuar tek aftësitë e Perëndisë, jo tek paaftësitë tona. Ne duhet të marrim sfidën e Mbretit David dhe të mos i ofrojmë Perëndisë flijime që nuk na kushtojnë asgjë. Ne duhet të bindemi atëherë kur rrethanat na thonë se kjo gjë është e pamundur. Perëndia është Perëndia i gjërave të pamundura dhe ata që guxojnë ta besojnë këtë, e pranojnë. Ne duhet të bëjmë atë që ne e dimë se Perëndia e dëshiron, edhe kur kjo shkon kundër mendimeve tona të aprovuara nga shumëkush. Nëse duam të jemi të fortë, ne duhet të stërvitim besimin tonë ashtu sikurse bëjmë me muskujt tanë. Sepse ata të cilët jetojnë me besim, do të përjetojnë fuqinë e mrekullueshme të mrekullive të Perëndisë.