“1 Kronikat” 4:9-10 Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: "E linda me dhimbje". Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: "Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!". Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar.

Unë nuk do të harroj kurrë kohën kur stërvitja një vajzë 12 vjeçare të quajtur Sara, në lojën fest pitç softboll (e ngjashme me bejsbollin). Ajo qe lojtare e bazës së dytë, në një skuadër që ishte në një turne sportiv. Kjo skuadër vajzash dymbëdhjetëvjeçare, luante dy apo tre fundjava në muaj. Sara qe një nga ata njerëz të cilët kanë aftësi të mira por që u duhet të punojnë shumë. Ne stërviteshim dy herë në javë nga dy deri në tre orë. Sarah qe lojtarja e parë e bazës së dytë. Asaj i duhej që ta zgjeronte aftësinë e saj pasi unë e godisja topin m’u përtej zonës së saj të arritshme lehtë. Ajo fliste nëpër dhëmbë kur ia dilte me disa topa e nuk arrinte me të tjerët. Ia njihja potencialin edhe kur ajo vetë nuk qe e vetëdijshme për të. Ajo kaloi një kohë e pezmatuar dhe e lodhur, por kurrë nuk hoqi dorë. Rezultati përfundimtar qe që Sarës iu dha mundësia që të luante në një skuadër, e cila shkoi në një turne kombëtar.

Kur ne lutemi dhe i kërkojmë Perëndisë: më zgjero, faktikisht po i kërkojmë që të detyrohemi të dalim nga zona jonë e rehatisë apo nga vendet ku ndjehemi të sigurt. Zonat e rehatisë na shpien në vazhda. Të kërkosh që të zgjerohesh, do të thotë të kërkosh që Perëndia të mos na i heqë të tëra barrat. Do të thotë të kërkosh për pengesa në jetë. Ajo është një lutje e cila dëshiron që Perëndia të na ndihmojë e të na shtyjë drejt potencialit tonë, edhe atëherë kur mendojmë se ajo gjë për të cilën po shtyhemi është përtej kapacitetit tonë. Duhet të ketë një gatishmëri për të ndryshuar nëse lutemi me lutjen e rrezikshme në fjalë.

Zgjerimi nga Perëndia, shpesh vjen përmes dyersh mundësish. Të qenurit i zgjeruar është diçka të cilën ne duhet ta dëshirojmë. Ajo gjë nuk do të na imponohet, por do të na hapet neve. Ne duhet të kemi një zemër për t’u bërë më të mirë, më të fortë dhe më të shpejtë. Zgjerimi vjen për shkak se ne jemi të gatshëm për të pranuar punën që nevojitet për ta shkaktuar atë. Ajo na largon nga vazhdat shkatërrimtare tek të cilat ne jemi kaq shpesh të tunduar që të rehatohemi. Vazhdat përshkruhen si varre me të dy skajet e hequra, si një vend ku prehemi derisa të na hedhin dheun përsipër. Unë dua të zgjerohem deri në atë pikë sa të refuzoj që të mbetem në një vazhdë të pafrytshme.

Zgjerimi nuk është një ngjarje për spektatorë. Ajo kërkon gatishmëri për të kaluar nëpër një derë mundësish të reja, dhe për të zgjeruar energjinë për të mësuar gjëra të reja. Nëse ne e bëjmë këtë lutje të rrezikshme e presim të shikojmë të na hapen dyer mundësish për veprim, zgjerimi do të vijë vetëm kur ne të kemi besim të mjaftueshëm për ta kaluar pragun. Guxo të bësh lutje të rrezikshme.