“Psalmi” 139:23-24 ―Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

Mua nuk më pëlqen të shkoj tek dentisti. Kjo është një nga ato të dala ku ka gjasa të përjetosh dhimbje. Unë shkoj me qëllim që të pastroj gurëzat e për një kontroll, duke e ditur se ka mundësi që dentisti të gjejë një problem. Dentisti e merr instrumentin e vet të mprehtë, dhe fillon të largojë gurëzat. Ai i shikon dhëmbët një e nga një. Ai e kalon instrumentin nëpër sipërfaqen e dhëmbit duke kërkuar për ndonjë kalbëzim të mundshëm. Shpresohet të mos ketë, por nëse ka, mjafton një fraksion sekonde për ta pikasur. Nëse instrumenti godet një vend të kalbur, dhimbja më përshkon tërë trupin. Pastaj aty për aty hartohet një plan për ta larguar pjesën e prishur dhe për ta mbushur vendin ku ka prishje me një mbushje të përhershme.

Ky është një shembull i mirë i nxjerrjes së frymës tonë përpara Perëndisë me një lutje të rrezikshme. Ne duhet të kemi kurajën që të dalim përpara Perëndisë dhe të themi: Ti ke lejen time për të hetuar çdo pjesë të jetës time: trup, shpirt dhe mendje. Të bësh këtë është sikur të kërkosh një ekzaminim shpirtëror. Do të thotë që Ai do të marrë çdo pjesë të jetës tonë, pjesë pas pjese, dhe do të kërkojë për ndonjë pjesë të prishur shpirtërore. Kur ajo të gjendet, mund të jetë e dhimbshme. Mund të na duhet të heqim dorë nga një zakon i dashur por i cili si përfundim do të jetë vetë-shkatërrues për ne. Mund të na bëjë të shikojmë se na duhet të zhvillojmë vetë-disiplinë, në aspekte ku kemi dobësi. Mund të na bëjë të heqim dorë nga një miqësi jo e shëndetshme me dikë që ndikon tek ne për të bërë diçka të gabuar. Do të thotë se na duhet të rrëfejmë gjëra të cilat i kemi menduar si të fshehta. Njeriu nuk mund ta shikonte por instrumenti i Perëndisë e gjeti një vend të prishur në shpirtin tonë.

T’i kërkosh Perëndisë të na hetojë është me fjalë të tjera t’i kërkosh Atij që të gjejë atë gjë që ngadalë shkatërron shpirtin tonë. Ne mundet ose jo ta dimë që e kemi atë gjë shkatërruese derisa instrumenti i Perëndisë ta prekë. Besimi ynë bazohet në faktin që Perëndia nuk na shkakton dhimbje për qejf të Vet, por për të mirën tonë. Fryma bindëse e Perëndisë është një dhuratë e mrekullueshme, një dhuratë për rritje, të mësuarin dhe të bërjen të drejtë. Drejtësia në sytë e Perëndisë, e cila çon në rrugën e jetës së përjetshme, është ajo që Perëndia ka për secilin prej nesh. A e kemi ne kurajën për t’u lutur: Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time?