Edhe ti edhe unë e dimë që kemi nevojë të lutemi. Sa keq që shpesh herë duhet të ndodhë ndonjë tragjedi apo stres që të na detyrojë ta marrim seriozisht jetën tonë të lutjes. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për marrëdhënien tonë me Perëndinë sesa lutja. Unë u martova me bashkëshorten time tridhjetenjë vite më përpara. Dola përpara një predikuesi dhe thashë: po, dua. Bëra një zotim për t’u futur në një marrëdhënie afatgjatë, por po sikur të mos i kisha folur kurrë asaj? Çfarë do të ndodhte në marrëdhënien tonë nëse ne thjesht do të bashkë-jetonim në të njëjtën shtëpi pa komunikuar? Nëse do të mbeteshim të martuar, kjo do ishte mrekulli. Në rastin më të mirë, do ishte një marrëdhënie e nderë dhe e ftohtë.

Është pak a shumë e njëjta gjë në marrëdhënien tënde me Perëndinë. Nëse e shpërfill dëshirën e Tij për të patur një komunikim të afërt shpirtëror, rezultati do të jetë një ndjenjë largësie dhe ftohtësie shpirtërore. Kjo, marrëdhënia më e domosdoshme në jetën tënde, është tepër e rëndësishme aq sa nuk mund të shpërfillet apo të lihet e pazhvilluar. Ti dhe unë duhet ta kultivojmë lutjen si një disiplinë shpirtërore. Lutja nuk është thjesht t’i flasësh Perëndisë, por gjithashtu të mësuarit të dallojmë zërin e Tij kur Ai na flet. Për ta arritur këtë, ne duhet të mësojmë të kuptojmë gjërat të cilat kanë për ta penguar jetën tonë të lutjes.

Shkrimi na jep të paktën gjashtë gjëra ndaj të cilave ne duhet të ruhemi. Lutja pengohet kur ne lutemi për shkak të krenarisë tonë. Jezusi tha tek “Mateu” 6:5 që ne nuk duhet të lutemi sa për t’u parë apo dëgjuar nga njerëzit. Ai flet këtu për motivin e jo si një rregull kundër lutjes publike. Lutja nuk është për të ekspozuar aftësinë tonë për të folur me elokuencë. Në publik apo privatisht, lutu për t’i folur Perëndisë.

Një vështirësi tjetër në lutje, është një zemër mosfalëse. Jezusi na tha që ne duhet t’i falim të tjerët nëse dëshirojmë të përjetojmë vetë falje. Kjo përfshin gjithashtu faljen dhe rritjen në martesën tonë sipas “1 Pjetrit” 3:7. Pjetri mëson se duhet të ketë interesim dhe respekt të ndërsjellët mes një bashkëshorti dhe një bashkëshorteje. Trazirat martesore e pengojnë jetën e lutjes.

Tre gjërat e tjera të cilat e pengojnë lutjen, janë jetesa në një zakon mëkatimi. Mëkati yt të ndan gjithnjë nga Perëndia (“Isaia” 59:2). Një zemër egoiste, ka për ta penguar jetën tënde të lutjes (“Jakobi” 4:3). Një frymë dyshuese që të bën të jesh i paqëndrueshëm në besimin tënd, ka për ta dëmtuar jetën tënde të lutjes (“Jakobi” 1:6).

Ti përditë ke nevojë për lutjen, por veçanërisht kur stresohesh shumë. Perëndia dëshiron që të të ndihmojë në çdo rrethanë të jetës, por ti duhet që fillimisht të jesh i gatshëm ta ndihmosh veten duke qëndruar larg nga ato gjëra të cilat e pengojnë lutjen. Perëndia me zor pret t’i përgjigjet lutjes për të tërë fëmijët e Tij. Këtë ditë Ai po pret prej teje që të ndalosh punët e tua për pak kohë e t’i flasësh Atij.