6 Janar, 2009 (21- ditë agjërim, pijet dhe uji)

Një nga pyetjet më të shpeshta që marr rreth Agjërimit të Danielit, ka të bëjë me çajin bimor. Njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë se pse ata nuk mund ta pinë atë gjatë agjërimit, veçanërisht nëse është pa kafeinë dhe organik. E njëjta pyetje vlen edhe në lidhje me lëngun e frutave dhe atë të perimeve.

Përgjigja është me të vërtetë mjaft e thjeshtë dhe ajo gjendet tek “Danieli” 1:12, ku janë dokumentuar fjalët e Profetit:

"Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë".

Ky është tekst që thotë se në agjërimin e Danielit ne pimë vetëm ujë, është tekst bazë. Çaji dhe lëngu i frutave nuk janë jashtë listës për shkak se të bëjnë keq. Ato janë jashtë listës, sepse nuk ka vend për lëng frutash ose çaj në shprehjen "pi vetëm ujë".

Unë shpresoj që kjo të të ndihmojë për të zgjidhur një pjesë të pështjellimit se pse pije të tjera nuk janë të lejuara në Agjërimin e Danielit. Kur ju mendoni "pije" gjatë Agjërimit të Danielit, mendja duhet t’ju shkojë tek "uji".

Tani, le të kalojmë në një çështje pak më të ndërlikuar, dhe që ka të bëjë me "lëngje frutash dhe perime" që janë të lejuara në Agjërimin e Danielit. Arsyeja që ato janë listuar është se shume njerëz krijojnë vakte ushqimore me produkte lëngjesh frutash. Kjo nuk është një pije. . . është një vakt ushqimor. Një grua me shkroi sot e më thoshte se përdor ushqim të lëngshëm kur udhëton dhe në punë. Por ajo gjithashtu e shoqëron vaktin e lëngshëm me një pije. . . që është ujë i filtruar.

Uji ka shumë dobi. . . përfshi këtu pengimin e urisë, të ndihmon kur të zë dhimbja e kokës prej detoksifikimit dhe për pastrimin e trupit. Një i rriturit i zakonshëm, duhet të pijë të paktën 1.8 litra uji të filtruar çdo ditë. Nëse kjo është një praktikë e re për ju, po ju them se do të habiteni shumë nga të mirat që do përjetoni prej tij.