Dëshmi rreth mënyrës se si Agjërimi i Danielit, preku jetën e njerëzve.

Lucia, tha:

22 Gusht, 2012

Jam duke u përgatitur për agjërimin e Danielit … jam përpjekur disa herë më parë por nuk ia kam dalë mbanë … kësaj here do t’ia dal se s’bën. Po ndjek të tëra këshillat në sitin tuaj të internetit, po lexoj librat dhe po planifikoj që përpara se ta nis agjërimin. Kam caktuar ditën (që i takon javës tjetër). Nuk mendoj se do ta kem problem me ushqimin. Unë i kam shumë qejf zarzavatet, frutat dhe arrat. Kjo nuk është sakrificë për mua … problem i madh për mua është kafja në mëngjes dhe … cigarja. Unë pi duhan dhe sigurisht që dua të heq dorë, por e kam shumë të vështirë. A mund të më japë ndokush ndonjë sugjerim? Faleminderit

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit tha:

23 Gusht, 2012

Përshëndetje Lucia,

Bëj kujdes që qysh tani ta zvjerdhësh veten nga kafja (për shembull: pi vetëm gjysmën e asaj që ti pi normalisht, pastaj ule dozën gradualisht çdo ditë) DHE … shto sasinë e ujit që pi. Trupi yt ka nevojë për gjysmën e peshës së vet në ons (283g uji për çdo ditë (80 kg = 1.1kg ujë). Tani, pavarësisht se duhan-pirja nuk është domosdoshmërisht mëkat, ajo të bën keq për trupin i cili është tempulli i Frymës së Shenjtë. Gjithashtu, cigaret e sotme janë përplot kimikate, dhe kimikatet e prodhuara nga njeriu nuk lejohen në Agjërimin e Danielit. Shpresoj që kjo të të ndihmojë. . . dhe shpresoj që ta lësh edhe cigaren. Tregohu e mirë me veten mikja ime, dhe QOFSH BEKUAR në agjërimin tënd!

Joanna, tha:

19 Gusht, 2012

Kjo do të jetë hera ime e tretë në Agjërimin e Danielit! Kam qenë duke u stërvitur me një trajner që prej disa javësh, dhe jam e preokupuar për proteinat që duhet të marr. A mund të vazhdoj të marr përzierjen e proteinave që më duhet me fruta?

1

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit tha:,

20 Gusht, 2012

Përshëndetje Joanna,

Dakord për pluhura proteinikë! Por së pari, cilët janë përbërësit e atij që po përdor tani? Do bëje mirë të gjeje një pluhur proteinik me bazë bimore (që nuk përmban ëmbëlsues dhe lëndë të shtuara). Nëse jo, mund të kontrollosh qoftë seksionet e ushqimeve natyrale të pjesës më të madhe të supermarketeve, ose dyqanet e Health Food-it të cilat kanë një larmi më të madhe pluhuri proteinik me bazë bimore. Një pjesëtare e blogut na shkroi dhe sugjeroi të preferuarën e saj që është një pluhur proteinik nga Sunwarrior. Ajo tha se është “Proteinë sade, një proteinë nga produkti tërësisht vegjetarian i orizit bojëkaf, me asgjë tjetër. 1 kupë = 17 gram proteinë”.

Tani, unë nuk e ka provuar këtë vetë (të paktën ende jo), por do ta shoh një herë. Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar. Qofsh bekuar në agjërimin tënd!

Nana, tha:

19 Gusht, 2012

Ju lutem lutuni për bashkëshortin tim (61 vjeç). Ai ka nisur këtë agjërim që prej një jave. E ka shumë të vështirë, veçanërisht që të qëndrojë pa mish. Ai ka qenë një i krishterë i zjarrtë që prej 4 vitesh, por kohët e fundit, në jetën e tij janë rikthyer disa çështje problematike dhe fortesa. Grupi i tij i vogël i burrave të studimit biblik, ka qenë duke shqyrtuar “Danielin”. Ai bëri vetë kërkime të mëtejshme mbi këtë agjërim dhe jam shumë krenare që ai dëshiron të ecë më thellë shpirtërisht me Zotin. Rreth 3 javë më parë, ai iu rikthye duhan-pirjes pas pothuajse një viti që e kishte lënë. Tani unë i di çështjet problematike të thella që e shkaktuan këtë. Mosngrënia dhe njëkohësisht mospirja e duhanit, është shumë e vështirë për të (dhe për mua!) Atë e zënë dhimbje të forta koke. Ai është duke u përpjekur të arsyetojë nevojën që ka për kafe dhe shllak. Ai ende merr një filxhan të madh në mëngjes dhe përsëri pasdite. Ai po përpiqet që të shmangë dhimbjet e kokës kësisoj. Por kjo është si puna e “pak maja-së!”

Unë e di që ka nevojë që t’i futet tërësisht këtij agjërimi, dhe këtë e di edhe ai vetë. Kështu, ju lutem lutuni për të që ta bëjë këtë e që gjithashtu të ketë mençuri rreth zgjedhjeve që bën.

2

Të dy ne e dimë që kjo është një betejë shpirtërore. Faleminderit të gjithëve për lutjet për të.

Përgjigje

Skuadra e agjërimit të Danielit, tha:

24 Gusht, 2012

Ç’kemi Nana,

Pikë së pari, dua të përgëzoj bashkëshortin tënd që ka nisur procesin e agjërimit e që po afrohet më pranë Zotit! Pavarësisht këtyre pengesave, ai është gjithsesi duke agjëruar nga disa gjëra (nga më shumë gjëra se ç’do ishin sikur të mos ishte duke agjëruar fare, apo jo?) Ju, thjesht vazhdoni përpara! Thjesht vazhdo përpara në agjërimin tënd, bëhu inkurajuesja më e madh e bashkëshortit tënd për gjithçka që ai po bën siç duhet, dhe lavdëroje Perëndinë që bashkëshorti yt është duke bërë gjithçka mundet tamam tani, që të afrohet me Zotin! Perëndia është i mirë dhe e ka shumë qejf kur njerëzit e Tij e kërkojnë! Nëse është e udhës, konsideroje këtë një kohë përgatitjeje (apo vjerdheje) për agjërimin e ardhshëm, dhe shiko atë që Perëndia bën në ju e përmes jush! Qëndroj në një mendje në lutje me ty dhe bashkëshortin tënd për më të mirën që Perëndia ka, në çdo fushë të jetës tënde! “Jer.” 29:11, “L. i P.” 28:1-14

Miriami tha,

16 Gusht, 2012

Përshëndetje,

Unë quhem Miriam, dhe edhe unë e kam patur të vështirë nisjen e një agjërimi. Disa shoqe kanë qenë të një mendjeje që agjërimi i Danielit do të ishte shumë i përshtatshëm për nisjen e një agjërimi. Unë po lutem për forcën dhe vullnetin e duhur për ta nisur. Ju lutem të luteni për mua. Faleminderit.

mrsladybell23 tha,

6 Gusht, 2012

3

Unë kisha shkruar një koment të gjatë në lidhje me udhëtimin tim nëpër këtë agjërimit, dhe ndërkohë që po shtypja fjalët e fundit, komenti m’u fshi. Unë nuk e di se si, por e di pse. Ky agjërim nuk ka qenë i lehtë për mua. Çdo shans që ka patur, Satani është përpjekur ta përdorë për të më penguar. Shumë herë kam menduar që ta prish agjërimin, por e kam kuptuar që nuk kam marrë një zotim para vetes, por e mora përpara Perëndisë. Unë jam në ditën e 14-të dhe jam shumë krenar për veten time. Unë mund të them sinqerisht se jam lutur për shumë gjëra. Shumë nga problemet e mia financiare dhe arsimore u përkeqësuan në mënyrë të ndjeshme, por përsëri ... Besimi im është duke u vënë në provë dhe unë nuk do t’i dorëzohem djallit. Marrëdhënia ime me Perëndinë ka marrë shumë për mirë. Po i shikoj gjërat kaq ndryshe. Unë jam më i përulur dhe madje kam qenë duke u lutur për armiqtë e mi. Gjëra që normalisht do të mërzitnin, tani as më bezdisin më. Mamaja gjithmonë më thoshte se Perëndia kurrë nuk është vonë, por gjithmonë në kohën e duhur dhe se koha e duhur për Perëndinë, nuk është ajo që e mendojmë ne. I inkurajoj të gjithë agjëruesit e Agjërimit të Danielit, që të mos e harrojnë këtë... Kisha menduar ta ndalja agjërimin pas 14 ditësh, por mendoj se do të vazhdoj deri tek e 21-ta. Pas leximit të dëshmive të të tjerëve, morali më është ngritur dhe jam më i motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund.

Stejsi

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit tha,

8 Gusht, 2012

Lavdi Perëndisë!!

Dot-i, tha:

3 Gusht, 2012

A bën të pish kafe pa kafeinë?

Dot-i

Përgjigje

4

Skuadra e Agjërimit të Danielit tha,

8 Gusht, 2012

Ç’kemi Dot,

E vetmja pije e lejuar gjatë këtij agjërimi, është uji. Shpresoj të të kem ndihmuar!

grace emmanuel-a, tha:

2 Gusht, 2012

Sot është dita e pestë e agjërimit tim të Danielit dhe kam patur ca dhimbje të forta koke për shkak të mos-konsumimit të kafeinës dhe sheqerit, por kjo s’është asgjë krahasuar me situatën e djalit tim Semit, i cili po shkëputet nga morfina dhe steroidet përsëri. Djali im është drejt vdekjes. Peticioni im është që Perëndia ta shërojë djalin tim. Kam nevojë për mëshirën dhe ndërhyrjen e Tij hyjnore. Nuk do ndalem derisa kërkesa ime të marrë përgjigje.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

5 Shtator, 2012

Po qëndrojmë në rënie dakord në lutje me ty Grejsa, për prekjen shëruese të Zotit tonë mbi jetën e djalit tënd! “L. i P.” 30:6

Bless Yahuveh, tha:

16 Korrik, 2012

5

Çajrat bimorë nuk lejohen.. po lëngjet e frutave? Unë planifikoj të pi lëng Noni (me bazë frutore). E bëj thjesht për të lehtësuar detoksifikimin sepse më krijohen simptoma të forta detoksifikimi. A duhet të pi lëng Noni apo ta lë edhe atë? Perëndia të bekoftë motër.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

22 Gusht, 2012

Uji është e vetmja pije e konsumueshme gjatë agjërimit. Megjithëkëtë, lëngjet e frutave mund të përdoren në receta dhe … në një përzierje frutash të shtrydhura në mikser. Sidoqoftë, përzierjet e frutave të shtrydhura në mikser mund të jenë në “zonën gri” ….. ‘përzierjet frutore të shtrydhura në mikser, lejohen kur përdoren si një vakt ushqimor i lëngshëm’….Kur e pi duke e konsideruar si vakt ushqimor (jo si vakt i ndërmjetëm, si ëmbëlsirë apo si pije freskuese). Kështu që do të të inkurajoja që nëse e ke të nevojshme lëngun e firmës Noni, shtoja një përzierjeje frutore të shtrydhur në mikser dhe të tërën bëje për vete një vakt ushqimor të lëngshëm. Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar. Qofsh i bekuar!

corin tha,

8 Korrik, 2012

Unë e mbarova agjërimin tim. Qe e mrekullueshme.

Përgjigje

Dave, tha:

21 Korrik, 2012

URIME!!!

6

Valeria Espinoza Lizano, tha:

6 Korrik, 2012

Atëherë, kjo është dita ime e parë!. Lutuni për mua sepse me të vërtetë që më pëlqen shumë të ha dhe kam për ta patur të vështirë. Por unë me të vërtetë besoj që Perëndia do ta ngrejë Mbretërinë e Tij në jetën time ndërkohë që unë i jap dorë të lirë.

UrsulaM, tha:

3 Korrik, 2012

Perëndi. Kam nevojë për ndihmën tënde që të mos e bëj këtë agjërim për arsyet e gabuara.

Raby, tha:

29 Qershor, 2012

Përshëndetje. Quhem Raby.

Sot është dita e 5të e agjërimit tim 7 ose 10 ditor. Deri më tani, Perëndia më ka hapur shumë dyer e më ka mbajtur gjatë agjërimit. Jam duke e bërë këtë agjërim për të marrë një zbulesë të asaj që Ai dëshiron që unë të bëj në fundin e kohërave, dhe Ai më ka zbuluar disa gjëra të mahnitshme deri më tani. Perëndia është kaq i mirë!! Mëshira e Tij zgjat përgjithnjë!

Sot qe dita më e vështirë, megjithëkëtë, Ai më bëri ta kaloj. Unë vazhdoj t’i lutem gjatë gjithë ditës, ta mbaj mendjen tek Ai e ta falënderoj e adhuroj. Më kanë mbetur ose 3 ose 6 ditë të tjera, dhe kur ta kem përfunduar, e di që do të jem një bir më i fortë për Jezusin!

Bekuar qofshi të gjithë!

7

Leslye, tha:

1 Korrik, 2012

Lavdi Perëndisë! Sot është dita e parë e agjërimit për mua. Perëndia është i mirë ndaj njerëzve të Vet, dhe ne mund të bëjmë GJITHÇKA përmes Krishtit i Cili na forcon! Urime që pothuajse e përfundove agjërimin tënd ndaj Zotit! Ai i shikon të tëra sakrificat tona …

Levers Shivambu, tha:

26 Qershor, 2012

Faleminderit për të tëra këshillat e juaja rreth agjërimit të Danielit, ato vërtetë më kanë ndihmuar shumë. Jam në ditën e 20të të agjërimit dhe po bëhem edhe më i fortë. Po bëj kujdes që të mos ha asgjë nga ato që lejohen para orës 6 pasdite për çdo ditë. Perëndia po punon me mua tani në emër të Jezus Krishtit. Perëndia ju bekoftë o shokë.

Katrina, tha:

22 Qershor, 2012

Me bashkëshortin po shqyrtojmë mundësinë e agjërimit të Danielit për udhëtimin tonë shpirtëror, si dhe për t’u afruar më shumë me Perëndinë. Ne jemi të bekuar por gjithashtu kemi shumë gjëra në jetën tonë që kanë nevojë për drejtimin nga Perëndia. Ju lutem të luteni për ne ndërkohë që ne nisemi në këtë udhëtim së bashku. Bashkëshorti im është diabetik. Ju lutemi të luteni bashkë me të ndërkohë që ai kërkon shërim.

Përgjigje

Leslye, tha:

8

1 Korrik, 2012

Thjesht bëje me besim, me të gjitha lutjet dhe kërkesat, dhe Zoti do të merret me pjesën tjetër!

Përgjigje

Tlaleng Wilherminah Nakedi, tha:

21 Qershor, 2012

Amen. Përgjigjet tona vijnë realisht kur ne e kërkojmë Atë me zemër. Ati Perëndi ka për ta marrë parasysh kërkesën tënde Kathleen dhe ai person për të cilin ti po lutesh, shumë shpejt do t’ia japë zemrën Krishtit.

Vicky, tha:

20 Qershor, 2012

Sapo kam marrë vesh për Agjërimin e Danielit. Me të vërtetë që me zor po pres që ta provoj. Ju mund ta keni thënë tashmë, por më lejoni t’ju pyes sërish, a ka ndonjë përzierje për t’ia hedhur sallatës që rekomandohet?

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

20 Qershor, 2012

Një përzierje e preferuar e “përgatitur vetë” është ajo e quajtura Newman’s Own që përmban vaj dhe uthull. Të tërë përbërësit e saj, janë të pranueshëm për Agjërimin e Danielit. Dhe po, ti mund të përgatitësh vetë një përzierje të tillë fare lehtë e pa humbur kohë. Ka shumë receta tek Libri i

9

Gatimit i Agjërimit të Danielit, i disponueshëm tek http://daniel-fast.com/store.html Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar!

Tlaleng Wilherminah Nakedi, tha:

18 Qershor, 2012

Këtë ne mund ta bëjmë vetëm me fuqinë e Tij, jo me të tonën: ”Jo me fuqinë, as me forcën, por përmes Frymës time", thotë Zoti. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija në ditën e 15 të, pothuajse e lashë në ditën 10, por isha kaq i vendosur për ta turpëruar djallin për lavdinë e Perëndisë. Perëndia ka plotësuar të tëra nevojat e mia. Më duket vetja elegante, e bukur dhe energjike. E dua Perëndinë dhe e falënderoj Atë që më ka ndihmuar të vazhdoj përpara. Lutem që edhe pas agjërimit, të vazhdoj të ha siç duhet. Atij i qoftë e tërë lavdia.

Përgjigje

Leslye, tha:

1 Korrik, 2012

Amen!

Danielle, tha:

18 Qershor, 2012

Dita e parë e Agjërimit tim të Danielit. Më shumë probleme do të kem me ëmbëlsirat dhe pijet. Ju lutem lutuni për mua. Jam gjithashtu e preokupuar se mos humbas tepër shumë peshë. Arsyet e mia për agjërimin janë 100% shpirtërore. Planifikoj ta mbaj për 10 ditë, kështu që shpresoj të mos e kem problem. Jam e entuziazmuar për afrimin tim më pranë shpëtimtarit tim. Po e kërkoj Bekuesin tonë për të patur një marrëdhënie më të thellë, dhe bekimi që e shoqëron këtë, është qershia mbi tortë!

10

Susan Gregory, tha:

30 Qershor, 2012

Përshëndetje Danielle,

Siç e dini, pesha trupore është kalori që futen e kalori që dalin. . . kështu që për sa kohë ti konsumon kalori të mjaftueshme gjatë Agjërimit të Danielit, nuk do të kesh probleme.

Qofsh e bekuar!

Shawna, tha:

12 Qershor, 2012

Përshëndetje të gjithëve! Jam në ditën e 2të të agjërimit dhe ndjehem paksa e dobët e kam një dhimbje të lehtë koke. Kjo mund të jetë seriozisht pasojë e trupit tim që është mësuar të ketë shumë sheqerna. Shkova tek tregu fshatar për të blerë fruta, me qëllim që të merrja me shumicë, me një çmim të arsyeshëm. Konsumoj shumë ujë dhe planifikoj të vazhdoj për të paktën 21 ditë. E di që do të më duhet të heq dorë nga shumë e shumë varietete ushqimesh ... kështu që nëse do mund të postonit disa prej ideve të juaja të preferuara ushqimore herë pas here, do ishte shkëlqyeshëm. Po agjëroj sepse kam qenë skajshmërisht e padisiplinuar dhe sinqerisht e them, për shkak të një çështjeje të cilën unë nuk dua ta lejoj të më mbizotërojë më. Dua të shkoj më thellë në marrëdhënien time me Perëndinë, dhe ta përjetoj Atë në një nivel tjetër. Unë dëshiroj të jem një i krishterë efikas, e jo të kem ulje ngritje. Më falni që u zgjata …. Gjithsesi, do kthehem këtu sërish me të rejat e këtij udhëtimi agjërimi.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

14 Qershor, 2012

Përshëndetje Shawna,

11

Pi shumë ujë! Trupi jot po kalon përmes procesit të detoksifikimit nga kafeina, sheqernat dhe kimikatet. Këto simptoma (dhimbja e kokës, plogështia, ngërçi, dhimbja e kyçeve, ndër të tjera) do të kalojnë brenda pak ditëve (3-7) ose më shumë. Sa më i skajshëm të jetë grumbullimi i toksinave në trupin tënd, aq më ekstreme do të jenë simptomat dhe kohëzgjatja e tyre për të përfunduar detoksifikimin tënd. Ndërkohë, shpëlarja e sistemit tënd me ujë, do të ta lehtësojë sikletin dhe do të përshpejtojë procesin e detoksifikimit. Nëse gjendja bëhet e padurueshme, merr ca ilaçe për të lehtësuar sikletin …. Si udhëzim i përgjithshëm, trupi yt ka nevojë për gjysmën e peshës së tij trupore të konvertuar në ons për çdo ditë, d.m.th.: 80 kg = 1.1 kg. ujë për çdo ditë. Këtë sasi shtoje nëse je duke përjetuar ndonjë gjendje ekstreme si për shembull ekspozimi ndaj motit të ngrohtë, motit të ftohtë, nëse stërvitesh apo nëse je duke u detoksifikuar. Për ide shtesë recetash gatimi, shko tek http://www.daniel-fast.com/recipes.html kliko tek “Receta”. Qofsh i bekuar në agjërimin tënd!

donna orellana said,

2 Gusht, 2012

Ti je frymëzimi im. Unë dua të bëj të njëjtën gjë dhe të sjell më afër marrëdhënien time me Perëndinë. Faleminderit dhe Perëndia ju bekoftë.

Tlaleng Wilherminah Nakedi, tha:

7 Qershor, 2012

Përshëndetje – Më quajnë Tlaleng

Jam në ditën e 3të të agjërimit të Danielit dhe kam zbuluar që zarzavatet kanë shije kaq të mirë me vetëm kripë dhe piper. Për drekë hëngra zarzavate të skuqura duke i trazuar, të mbështjella me marule, dhe qe e shijshme. Nuk mendoja kurrë se mund të haja diçka të tillë. Lutem që Zoti të më ndihmojë që të jem i fortë e që të përmbyll agjërimin, si dhe që të më gjejë para për të blerë zarzavatet. Faleminderit për këtë blog. Sapo e zbulova. Është shumë i përshtatshëm. Perëndia ju bekoftë të tërëve.

Crystal, tha:

12

6 Qershor, 2012

Unë kam qenë gjithnjë e interesuar për të bërë agjërimin e Danielit, por kam patur frikë.. Kur nis një agjërim, nuk arrij kurrë që ta çoj deri në fund. Ju lutemi të luteni bashkë me mua...gjithashtu, kur bëj agjërimin e Danielit, a duhet t’u them të tjerëve? Apo duhet ta mbaj për vete? Faleminderit!

Kathleen, tha:

3 Qershor, 2012

Përshëndetje, po filloj agjërimin e Danielit ndërkohë që po lutem për shpëtimin e një personi kapriçoz por të shtrenjtë për mua. Unë po mbaroj një agjërim 7 ditor nga të tërë ushqimet, kështu që çfarëdo ushqimi tani, tingëllon mirë për mua. E vështirë do të jetë të heq dorë nga kafeja. Por unë besoj se kur ne e mohojmë veten dhe me zell kërkojmë Zotin, Ai e nderon atë sakrificë dhe përgjigjet tona vijnë.

yolanda Pappillion, tha:

30 Maj, 2012

SHUMË FALEMINDERIT PËR KËTË INFORMACION.

LeAnn, tha:

30 Maj, 2012

Do doja të dëgjoja disa dëshmi për pas agjërimit – gjëra që Perëndia ka bërë.

Përgjigje

13

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

30 Maj, 2012

Përshëndetje LeAnn,

Ti mund të shohësh dëshmi rreth Agjërimit të Danielit, duke shkuar tek: http:// danielfast.wordpress.com/daniel-fast-testimonies/#comments Qofsh e bekuar!

Linda, tha:

30 Maj, 2012

Perëndia më ka bekuar nga shumë anë, dhe jam vërtetë mirënjohëse për këtë, por gjëja për të cilën u luta, është diçka për të cilën jam pak më shumë se e dekurajuar tani. Gjithsesi, po e mbaj besimin.

Grazel, tha:

13 Qershor, 2012

Përshëndetje Leann. Unë mbajta agjërimin e Danielit në Prill. Kurrë nuk kisha agjëruar për aq shumë kohë. Në fakt nuk kam agjëruar kurrë, por kjo qe gjëja më e mrekullueshme dhe e kënaqshme që kam bërë ndonjëherë. Rezultati: unë isha në një marrëdhënie e cila nuk po funksiononte, dhe me të vërtetë që doja që Perëndia ta ndreqte në një mënyrë a një tjetër, kështu që i kërkova Perëndisë që ta largonte këtë person nga jeta ime nëse nuk ishim supozuar për të qenë bashkë. Ai doli nga jeta ime që përpara se të mbaroja agjërimin! Unë kisha gjithashtu disa nevoja financiare. Epo Perëndia më ndihmoi edhe me to gjithashtu. 2 javë pasi mbarova agjërimin, një plan pensioni që kisha marrë vite përpara e për të cilin nuk kisha paguar asgjë që prej viteve ’80, u aktivizua. Kompania në fjalë më shkroi duke më thënë se kisha një kuotë të cilën mund ta tërhiqja. Kur pyeta për kuotën, u habita me shumën në fjalë që do të merrja, plus një pension për gjithë jetën. Unë jam vejushë e kështu që gjërat qenë pak të vështira nga ana ekonomike. Tani, të tëra nevojat e mia janë plotësuar... kjo për nevojat e mia emocionale dhe financiare. Sa për jetën time shpirtërore, kurrë nuk kam përjetuar kaq shumë nga udhëzimi prej Frymës së Shenjtë e nga leximi i Biblës. Kam shumë momente kur them “Ueee’, kam qenë e krishterë për mbi 30 vjet, por më duket sikur jam rilindur tek Perëndia! Lavdi Zotit për agjërimin e Danielit. Me zor po pres ta bëj prapë, e ka për të qenë shumë shpejt.

14

Naikia, tha:

17 Gusht, 2012

Kjo është një dëshmi e MAHNITSHME! Më pëlqen shumë mënyra se si Perëndia vjen dhe udhëheq!

yolanda Pappillion, tha:

27 Maj, 2012

Përshëndetje. Jam Yolanda përsëri. Doja të dija gjithashtu se cilat shkrime dhe lutje të lexoj gjatë agjërimit të Danielit

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

30 Maj, 2012

Përshëndetje Yolanda,

Unë i inkurajoj njerëzit që të studiojnë Librin e Danielit ndërkohë që agjërojnë, duke përsiatur mbi karakterin, mënyrën e jetesës dhe përkushtimin e tij ndaj Perëndisë dhe rrugëve të Tij.

Plus kësaj, studio të tëra Shkrimet të cilat i referohen asaj që ti je në Krishtin! “Në Të” “Përmes Tij”: Lexo librin e Gjonit, dhe njihe Jezusin në një mënyrë të re:

Shiko Shkrimet rreth frymës së njeriut (njeriu i rilindur i brendshëm që është formuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe në ngjasim me Të, e që është bërë për të jetuar në përjetësi me Të: Bëj një studim fjale rreth Frymës së Shenjë, ose mbi besimin. Shkrime të tjera për të studiuar, janë: “1 Korintasve” 9:27, “Galatasve” 5:16, “Galatasve” 5:17, “Galatasve” 5:24, “Romakëve” 8:1, “Romakëve” 8:4, “Galatasve” 5:16, “Galatasve” 5:25, “1 Korintasve” 6:15, “Jakobi” 4:1

Ju mund të shkoni gjithashtu tek http://www.daniel-fast.com/ të klikoni tek Jeta Shpirtërore, ka një minierë ndihmesash shpirtërore për të të ndihmuar të forcohesh e të ndërtohesh në udhëtimin tënd. Perëndia është pro teje, kështu që … Qofsh bekuar në udhëtimin tënd!

15

yolanda Pappillion, tha:

27 Maj, 2012

Përshëndetje. Më quajnë Yolanda. Jam e re për sa i takon agjërimit të Danielit. Doja të dija se çfarë rekomandoni për zarzavatet apo frutat e konservuara.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

20 Qershor, 2012

Lista e ushqimeve të konservuara, duhet të jetë shumë e thjesht, me vetëm përbërësit kryesorë, ca kripë dhe/ose ujë. Kam parë që firmat e dyqaneve kanë përbërës më të mirë sesa firmat vetëm prodhuese, dhe me raste, vërtetë që më duhet të marr produkte organike, po jo tepër shpesh. Për sa i takon frutave të konservuara, kërko për versionet dietike pasi shpesh herë ato janë thjesht fryt në ujë. Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar!

Marcy Walls, tha:

17 Maj, 2012

Përshëndetje, më quajnë Marcy,

Jam në ditën e 7të të agjërimit të Danielit. Më duhet të them se në fillim, ishte pak e lodhshme të kërkoje për ushqimet e duhura të cilat nuk i përmbanin përbërësit e palejuar të tillë si sheqeri. Kjo ishte pjesa më e vështirë. Edhe kur nuk ishte tek përbërësit, qe tek gramatura. Kishte të tëra drithërat, tërshëra dhe farat që mund të dëshiroje, me vetëm pak mjaltë, panjë apo ndonjë lloj tjetër ëmbëlsuesi! Ishte e lodhshme! Tani jam në rregull.

Arsyeja përse unë agjëroj, është për t’u afruar më shumë shpirtërisht me Perëndinë. Unë dua të mund të lutem në frymë, dhe dëshiroj të mund ta dëgjoj Atë kur flet. Dua të jem në gjendje të shfrytëzoj atë fuqi që është në frymën time. Këto ditët e fundit, kam vërejtur një ndryshim brenda meje (në frymën time). Jam më e përqendruar, më e qetë, e duruar e thjesht e lumtur me veten.

16

Zgjohem duke dëshiruar që fjala të jetë gjëja e parë që unë kërkoj. Jam më e vetëdijshme për atë që ha, sepse dëshiroj ta bëj këtë sakrificë. Kjo është më e pakta që unë mund të bëj për të tëra bekimet e Perëndisë. As nuk më shqetëson fare kur shikoj ushqime që zakonisht më krijojnë neps. Më përpara tundohesha kollaj. Nuk numërohen rastet kur kam filluar një agjërim, dhe për shkak të dobësisë time, e kam ndërprerë. Kjo është mënyra se si e di që Perëndia ka krijuar diçka të re tek unë. As më bie ndër mend për to.

Jo vetëm që me ndihmën e Perëndisë, do t’i kaloj edhe 14 ditët në vazhdim, por planifikoj të bëhem vegjetariane për tërë jetën.

Deidra, tha,

17 Maj, 2012

Jam shumë i dëshpëruar për të vënë nën kontroll zakonet e mia të të ushqyerit. Jam vetëm 37 vjeç, por e di që sëmundjet e lidhura me mbipeshën më presin nëse nuk bëj ndonjë ndryshim të madh. Jam përpjekur të mbaj dietë edhe më përpara, dhe kam shpenzuar shumë para për ushqime të veçanta, por nuk kam mundur të shënoj ndonjë përparim. Unë jam një ngrënëse emocionale, e nuk di se si ta kontrolloj veten. Ndjehem kaq e pashpresë!! Një mik më tregoi rreth Agjërimit të Danielit mbrëmë, dhe mendoj se do ta provoj. E kam ndjerë Zotin që më sëmbonte në zemër rreth një sërë aspektesh të jetës time, veçanërisht në fushën e adhurimit personal. Unë mundem gjithnjë ta ndjej armikun e shpirtit tim të më thotë se nuk mund ta kryej këtë. Gjithsesi, e di se kur ne me gjithë zellin tonë kërkojmë Zotin, Ai do të na ndihmojë. Jam duke u varur tek premtimet e Tij!!

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

18 Qershor, 2012

Ç’kemi Deidra,

Më lejo që thjesht të them se je duke shkuar në drejtimin e duhur, thjesht duke mos hequr dorë, apo thjesht duke kërkuar Zotin e duke luftuar për ta vënë mishin tënd nën kontroll! Agjërimi i Danielit është një mënyrë shumë e shëndetshme për të ngrënë, kohëzgjaja e agjërimit varion nga 7 – 50 ditë. Më pas, nëse dikush vendos që këtë plan ngrënieje ta mbajë si mënyrë jetese, dhe shumëkush e bën këtë, ka disa modifikime të sugjeruara ndaj planit të të ngrënit, si për shembull shtimi i me raste i peshkut dhe pulës. Agjërimi i Danielit është një përvojë për të tërë personin – trup, mendje dhe

17

shpirt. Shumë njerëz përjetojnë përmirësime të mëdha në shëndet gjatë Agjërimit të Danielit, pasi kjo është gjithashtu një mënyrë shumë e shëndetshme të ngrëni.

Përkufizimi i agjërimit është kufizimi i ushqimit për qëllim shpirtëror. Përdorimi i planit të të ngrënit të Agjërimit të Danielit për qëllime rreptësisht shëndetësore, do të ishte një Dietë Danieli e jo agjërim. Gjithashtu, shumë njerëz e përdorin planin e ngrënies së Agjërimit të Danielit, për të përmirësuar shëndetin e tyre si dhe për të rënë në peshë. Pasi kemi thënë këtë, mund të shtojmë që po, Agjërimi i Danielit mund të të ndihmojë në problemin tënd të mbipeshës. Kjo është pika ku Agjërimi i Danielit mund të ndihmojë, duke e larguar fokusin tënd nga rënia në peshë dhe duke e kaluar tek thirrja jote më e lartë në Krishtin, tek ajo që ju jeni në Të, e në proces e sipër, të mësosh se si ta trajtosh trupin tënd si tempullin e Frymës së Shenjtë, me ushqime të denja për tempullin si dhe stërvitje të denja për të.

Të inkurajoj që të shkosh tek http://www.daniel-fast.com si dhe të kërkosh një kopje të Fletës së planifikimit të vakteve ushqimore, si dhe një kopje të Udhëzimeve të Agjërimit të Danielit, e ato do të të nisen me email. Shikoji dhe formulo një plan veprimi i cili ka për t’i thyer ato zakone të vjetra, e do të vërë në jetë disa të mira. Dhe, qëndro në kontakt me ne, në të dy këto site. Siti i Agjërimit të Danielit, dhe ky sit ka të gjitha materialet mbështetëse që do të të duhen për një agjërim të suksesshëm dhe një inkurajim jetë-ndryshues për të të bërë të vazhdosh përpara. Gjithashtu shiko këtë sitin tjetër: http://www.DanielFastResearch.com që është i mahnitshëm për sa i takon kërkimeve shkencore klinike që janë bërë rreth Agjërimit të Danielit. Riçërd Blumer (Richard Bloomer) është një njeri i mrekullueshm i Perëndisë, i cili është gjithashtu një kërkues nga universiteti i Memphis-it. Rezultatet e studimeve të tij klinike, janë mbresëlënëse.

Ne kemi gjithashtu një shërbesë për t’i ndihmuar njerëzit që të zhvillojnë një mënyrë jetese të shëndetshme http://www.Choose-Life-Now.com Shumë prej pjesëtarëve të saj janë obesë . . . i tërë programi ka të bëjë me nënshtrimin e trupave tanë ndaj Krishtit, si pjesë kjo e adhurimit tonë frymëror (“Romakëve” 12:1-2). Shumë pjesëtarë fillojnë me agjërimin e Danielit, dhe pastaj bashkohen me shërbesën Zgjidh Jetën Tani (Choose Life Now). Rezultatet e kësaj, janë të fuqishme. Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar. Qofsh i bekuar në udhëtimin tënd!

Olivia, tha:

15 Maj, 2012

Jam në ditën e 5të dhe për 3 ditë pata dhimbjet e kokës të detoksifikimit nga mospirja e filxhanit të kafesë së mëngjesit. Unë zgjohem, i sjell kafenë bashkëshortit, dhe ia ofroj këtë sakrificë Perëndisë për një akull-thyerje në marrëdhënien tonë. Ndërkohë që lexoj fjalën e Tij, shikoj se atje ka më shumë qartësi, dhe kur lexova “Gjonin” 16:6-7, e ndjeva pikëllimin që edhe dishepujt ndjenë kur Jezusi tha se po largohej prej tyre. Ndjehem më i lehtë dhe kam shumë më tepër energji. Faleminderit që keni qenë të bindur ndaj Perëndisë e që e keni nisur këtë sit interneti.

18

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

18 Qershor, 2012

Faleminderit për postimin tënd inkurajues, Perëndia është i mirë!

RH, tha:

15 Maj, 2012

Unë nuk kam agjëruar kurrë, por jam i interesuar për Agjërimin e Danielit. A më duhet të agjëroj për 21 ditë për të përfituar plotësisht prej tij?

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

7 Qershor, 2012

Agjërimi i Danielit është një mënyrë shumë e shëndetshme të ngrëni. Njerëzit po e përdorin Agjërimin e Danielit si metodën e tyre të agjërimit përgjatë gjithë vitit. Kohëzgjatja e agjërimit varion nga 7-50 ditë (kështu që jo, nuk ke përse bën 21 ditë të plota, por... nëse e bën, ke për t’u mahnitur me përjetimin që do të kesh). Agjërimi i Danielit është një përvojë për të tërë personin – trupin, mendjen dhe shpirtin dhe shumë njerëz përjetojnë një shëndet shumë të përmirësuar gjatë Agjërimit të Danielit. Gjithashtu, kontrollo këtë sit: http://www.DanielFastResearch.com i cili është i mahnitshëm me kërkimet klinike të vetat që janë bërë rreth Agjërimit të Danielit. Riçërd Blumeri është një njeri i mrekullueshëm i Perëndisë, e gjithashtu një kërkues në universitetin e Memphis-it. Rezultatet e studimeve të tij klinike, janë mbresëlënëse. Ju inkurajoj që t’i kërkoni Frymës së Shenjtë për drejtimin prej Tij. Zoti të do dhe ka planin më të mirë për jetën tënde … si dhe për kohën tënde të agjërimit! Shpresoj që kjo të të ndihmojë. Qofsh bekuar në udhëtimin tënd!

19

Patty, tha:

14 Maj, 2012

Përshëndetje. Më quajnë Patty. Kam provuar gjithçka që di për të rënë në peshë e për t’u bërë më e shëndetshme. Ndërkohë që lutesha për këtë e po kërkoja udhëzime, u ndjeva i bindur që agjërimi qe diçka që Perëndia dëshironte që unë të bëja. Përderisa unë nuk kam agjëruar kurrë, duke nxjerrë si arsye diabetin, nuk dija se nga t’ia nisja. Dje po flisja me një shoqe dhe ajo përmendi Agjërimin e Danielit. Unë s’e kisha idenë se për çfarë po fliste ajo. Kur ma shpjegoi pak më gjatë, mendova se kjo do ishte diçka që mund ta bëja. Por …. Duke qenë kjo që jam, vendosa të kërkoj pak më tepër për këtë. Në kërkim e sipër, gjeta këtë sit interneti prej nga ku mora më shumë informacion. Unë e di që kjo do të kërkojë prej meje që të mësohem me të, por që tani unë i kam ndërprerë ushqimet e përpunuara, sheqernat dhe gluten në formë pluhuri të bardhë. Për shkak të kësaj, kam parë se po ndihem shumë më mirë. Kështu, për t’i rënë shkurt, kam vendosur t’i shkoj deri në fund këtij agjërimi, jo thjesht për shkak të dobive fizike të tij, por për një marrëdhënie shumë më të afërt me Perëndinë tim. Do të rikthehem për t’ju treguar se si po ia kaloj, e hë për hë, nuk po ndjehem e drejtuar për një segment kohor specifik për të. Kam një ndjenjë që kjo do kthehet në një ndryshim të mënyrës time të jetesës.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

15 Maj, 2012

Lavdi Perëndisë….Ti nuk do të jesh më kurrë e njëjta Patty! Qofsh e bekuar në udhëtimin tënd!

Linda, tha:

17 Prill, 2012

Sapo kam përfunduar ditën e 8të, dhe ndjehem shkëlqyeshëm! Unë e kisha ndërprerë paraprakisht kafeinën dhe po ndiqja një dietë më të ulët karbohidratesh që prej ca kohe, kështu që kalimi tek dieta pa mish, maja dhe bulmet, nuk qe e vështirë për mua. Vërtetë që më ka marrë malli për çajin bimor dhe mjaltin shqeto dhe më shumë për kosin grek. Sfida ime më e madhe është kur jam në shoqërinë e miqve. Sigurohem që ushqimet që më lejohen, t’i mbaj me vete. Nuk kam dalë nëpër

20

restorante, dhe shpresoj që t’i shmang edhe për pjesën tjetër të këtyre ditëve. Jam e gëzuar që nuk kam festa, dasma etj. ku më duhet të jem e pranishme, dhe kjo është koha e përkryer për ta bërë këtë agjërim.

Për herë të parë lexova për këtë agjërim tek revista The Woman’s First, dhe pastaj hasa tek ky sit kur po bëja kërkime për të mësuar më tepër rreth tij. Sikur më foli që më duhej ta provoja. Jam përpjekur ta ndryshoj jetën time, dhe kam qenë e përqendruar tërësisht VETËM tek rënia në peshë dhe kuptova që gjithashtu më duhet të shëroj shpirtin tim, të lë pas të kaluarën e të afrohem më shumë me Zotin.

Kam patur probleme me obesitetin për pjesën më të madhe të jetës, dhe më duket sikur kjo nuk më ka lejuar jetën që dëshiroj në të vërtetë të kem, si për shembull të paturit e vetëbesimit në punën time, të gjej marrëdhënie të shëndetshme, dhe ka shkaktuar varësi nga gjëra të tjera për shkak se nuk kam qenë e lumtur me veten. Por unë jam gjithashtu mirënjohës që më ka dhënë trajtën e personit që jam, dhe problemet e mia me peshën kanë patur një qëllim.

Jam tërësisht gati për të ndryshuar jetën time, dhe e pëlqej shumë citimin tënd Susan-a (nga Pjetri?) “Jam gati o Zot, bëj atë që dëshiron me mua! Le që puna të fillojë!”

Kjo më entuziazmon nga përbrenda dhe më jep shumë forcë! Ndjehem se jam gati për t’u përballur me çfarëdo sfide, dhe jam duke bërë gjëra të cilat nuk i kisha menduar të mundshme apo të dëshirueshme më përpara!!

Më duhet të merrem me të besuarin e jo thjesht të shpresuarin se ka për të patur një ndryshim të MADH. Po përpiqem të largoj mendimet me natyrë vetë-mposhtëse dhe frikën se mos zhgënjehem. Mendimet e juaja për këtë, nga kushdo, janë të mirëpritura.

Puna juaj është e mahnitshme dhe fjalët e juaja, frymëzuese. Faleminderit.

Linda

Linda, tha:

25 Prill, 2012

Më kanë mbetur 5 ditë dhe po ndjehem më mirë shpirtërisht dhe fizikisht nga ç’jam ndjerë që prej shumë kohe. Që prej gushtit të kaluar, kam vuajtur nga një tharje misterioze e gojës dhe probleme me fytin (Doktorët nuk arritën ta gjenin përse), e kam qenë pa këto simptoma që nga dita e parë e agjërimit. Duke bërë këtë, e kuptova se duhet të më jetë krijuar një alergji nga ushqimi, dhe dyshoj se mos e kam nga bulmeti apo majaja. Jam shumë mirënjohëse për këtë lehtësim!

21

Nicole, tha:

31 Maj, 2012

Përshëndetje – Më quajnë Nicole,

Unë i kuptoj tërësisht problemet me peshën me të cilat po përballen njerëzit këtu. Edhe unë kam të njëjtat probleme. Jam lutur për forcë për të filluar të marr vendime të mençura me ushqimet të cilat ha. Mendova se ishte budallallëk që t’i lutesha Perëndisë për ndihmë për të rënë në peshë, por kohët e fundit kam vendosur se nuk ishte dhe jam lutur gjithsesi. Jam ndjerë sikur Fryma e Shenjtë më ka folur për sa i takon mënyrës së jetesës prej vegjetarjaneje. Nuk e di se çfarë të bëj apo se si të nis të bëhem vegjetariane. Mendoj se që e vogël kam ngrënë mish pule.

Në fillim të këtij viti, grupi i studimit të Biblës ku bëj unë pjesë, shqyrtoi Agjërimin e Danielit, por unë nuk mora pjesë pasi nuk m’u duk sikur kishte ardhur koha e duhur. E kuptova se sa tmerrësisht e vështirë do të ishte për mua, dhe thjesht e dija që nuk isha aspak gati. Planifikoj ta filloj vetë agjërimin këtë fundjavë. Qëllimi im është që të dëgjoj nga Perëndia, të afrohem me Të, të mohoj mishin si dhe dëshirën e tij për ushqime jo natyrore, të rritem nga ana shpirtërore e ta bëj trupin tim më të shëndetshëm.

Ata prej jush që kaluat vështirësi në ditët e para, ju lutem tregoni këshilla të dobishme. Do t’jua dija vërtetë për nder. Faleminderit paraprakisht.

Paçi një mbrëmje të bekuar

Nicole

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

5 Qershor, 2012

Nicole, ti je më e fortë nga ç’mendon…… Ti mund ta kryesh këtë ………… E mund t’i qëndrosh deri në fund gjithashtu! Këtë e di sepse Perëndia e thotë këtë për ty! “1 Gjonit” 4:4 “Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata (çfarëdo që të pengon), sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë” dhe “I Gjonit” 5:4 “Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën;

22

dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë”. “Filipianëve” 4:13 “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.”! Këto janë premtime nga i Shuguruari, nga pikërisht Ai i Cili banon brenda jush, dhe ju mund të merrni atë që Ai thotë rreth jush përmes besimit, duke thjesht zgjedhur për të rëndë dakord me atë që Ai thotë, dhe jo me mënyrën se si ndihesh apo me ndonjë pjesë të të kaluarës tënde. Perëndia është absolutisht në dashuri me ty, dhe Ai të ka siguruar gjithçka që të duhet për t’ia dalë mbanë në gjithçka që të zë dora “L. i P.” 28:8.

Ju inkurajoj që të kaloni kohë në këtë sit interneti dhe sitin e internetit të Agjërimit të Danielit, të dyja këto do të të ofrojnë një sasi të mahnitshme informacioni, dhe (nëse është e mundshme) përftimin e një kopjeje të librit të Agjërimit të Danielit, i cili trajton më thellë çështjet për sa i takon agjërimit. Nëse nuk e keni një tashmë, merrni një kopje të Udhëzimeve për Agjërimin e Danielit, i disponueshëm gjithashtu për t’ju ndihmuar është një Udhëzues i Planifikimit të Vakteve Ushqimore. Mund të porosisni kopje falas të Udhëzuesit për Planifikimin e Vakteve Ushqimore, si dhe Udhëzimet për Agjërimin e Danielit, duke shkuar tek http://www.daniel-fast.com dhe duke futur adresën tuaj të emaillit aty, ato do t’ju çohen. Gjithashtu, shiko dëshmitë për Agjërimin e Danielit, duke shkuar tek: http://danielfast.wordpress.com/daniel-fast-testimonies/#comments Qofsh bekuar në udhëtimin tënd!

Corin, tha:

17 Qershor, 2012

Përshëndetje, më quajnë Corin. Jam në ditën e 3të dhe që tani ndjej një ndryshim. Unë jam ajo lloj vajze që nuk ha në mënyrë të shëndetshme. Pi gjithnjë pije të gazuara, por lavdi Perëndisë, tani nuk kam probleme gjatë agjërimit. Ndjehem më afër Perëndisë dhe e kuptoj më shumë fjalën e Tij. Nuk gjej fjalë për ta shpjeguar këtë ndjenjë. Nëse unë mundem që ta mbaj këtë agjërim, edhe ju mundeni gjithashtu.

Vikkirenfro, tha:

16 Prill, 2012

Gjatë dietës, a mund të kemi lëngje 100% frutash, dhe cila është humbja mesatare e peshës në 2 javë?

Përgjigje

23

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

27 Prill, 2012

Uji është e vetmja pije e lejuar në agjërim. Lëngjet e frutave të paëmbëlsuar e pa substanca të shtuara, lejohen të përdoren në receta gatimi por jo për t’u pirë. Me përjashtim të përzierjeve frutore të shtrydhura në mikser. Përzierjeve frutore/zarzavatore të shtrydhura në mikser, lejohen në agjërim si një zëvendësues i vakteve ushqimore (përderisa ato konsiderohen “vakt ushqimor i lëngshëm” e jo pije). Një “përzierje frutore e shtrydhur në mikser” i Agjërimit të Danielit, është thjesht, fruta të miksuara, zarzavate, dhe nëse është e nevojshme, pak qumësht me bazë bimore, i paëmbëlsuar (sojë, bajame, oriz, arrë kokosi, etj.) ose disa lëngje natyrore të paëmbëlsuara. Lëngjet e frutave mund të përdoren gjithashtu në gatim. Pesha e humbur, mesatarisht shkon nga 2-7 kilogramë. Shpresoj që kjo të të ketë ndihmuar!

Corin, tha:

18 Qershor, 2012

Kam një pyetje. Furra e sobës nuk më punon. Unë i gatuaj zarzavatet me vaj ulliri. A është gabim?

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

19 Qershor, 2012

Ç’kemi Corin,

Gatimi i skuqur duke trazuar me një sasi të vogël vaji perimesh, nuk ka problem, vetëm mos i skuq shumë. Ti mundesh edhe t’i gatuash me avull apo t’i ziesh perimet në vatrat mbi sobë. Qofsh bekuar!

Karen Emery, tha:

2 Maj, 2012

24

Agjërimin e Danielit e kam bërë tre herë, nga 10 deri 21 ditë, por librin tuaj nuk e kisha lexuar ndonjëherë. Në të kaluarën, përqendrohesha më shumë tek aspekti fizik sesa tek ai shpirtërori. Pasi lexova librin tuaj, mora një pamje tërësisht të re mbi agjërimin, dhe po përgatitem ta filloj atë në 14 Maj. Lutem që Perëndia të më flasë në çdo fushë të këtij agjërimi, nga aspekti fizik, tek ai emocional dhe tek ai shpirtëror. Ai më ka dhënë tashmë qëllim për agjërimin, dhe pres të kem një përvojë të mahnitshme. Faleminderit për tërë inkurajimin tuaj, Susana.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

3 Maj, 2012

Perëndia të bekoftë, Karen. Dhe faleminderit për fjalët e tua të këndshme, kur dëgjoj dikë të inkurajuar për të kërkuar Perëndinë për shkak të diçkaje që kam thënë … kjo është me të vërtetë si mjaltë i ëmbël për zemrën time! Qofsh bekuar në agjërimin tënd!

Thembi Dube, tha:

10 Prill, 2012

Përshëndetje. Jam në ditën e shtatë të Agjërimit të Danielit dhe ndjehem shumë mirë. Nuk kam patur neps e as simptomat e mungesës së ushqimit, e kjo më habit sepse zakonisht, një ditë pa çaj për mua është dhimbje që ma hap kokën. Ju lutem, kam nevojë për lutje që ta çoj deri në fund këtë agjërim.

Melanie, tha:

9 Prill, 2012

Më në fund vendosa të bëj Agjërimin e Danielit. E kam patur në mendje që prej një farë kohe, por Fryma e Shenjtë e dinte se kur do të isha gati për të. Jam në ditën e 13të, dhe ka qenë një bekim si nga ana shpirtërore, ashtu edhe nga anët e tjera që ju keni përshkruar. Ditën përpara se ta nisja,

25

unë po i thoja Frymës së Shenjtë se sa e preokupuar isha që ndjehesha e privuar (nga ushqimet). Pastaj një mendim spontan më erdhi si përgjigje, “Ne nuk po të privojmë, por po të çlirojmë.” Për mjaft kohë, unë kam patur një varësi emocionale ndaj ushqimit, specifikisht ndaj të ngrënit jo të shëndetshëm, por pas shumë pune të brendshme (7 vjeçare), jam më në fund gati për ta ofruar trupin tim si një flijim të gjallë ndaj Perëndisë (“Romakëve” 12:1,2). Unë kam gjetur gëzim, paqe, hir dhe vetë-kontroll deri tani në këtë dorëzim. Faleminderit Susana që ke shkruar librin e që ke dhënë informacione praktike që të ndihmojnë të bësh përpara.

bharbo, tha:

3 Prill, 2012

E mbajta agjërimin e Danielit për 3 javë në Nëntor. Flokët kanë filluar të më bien gjatë tre javëve të kaluara (Mars). Doktorët nuk e gjejnë arsyen. Ata më pyesin rreth stresit dhe dietës. E vetmja gjë që kam bërë ndryshe, qe Agjërimi i Danielit. A ka bërë ndokush agjërimin e Danielit e të ketë vënë re dobësim apo rënie të flokëve me një ritëm jo të zakonshëm? Nuk është alopeci, apo shogëti, thjesht rënie flokësh.

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

3 Prill, 2012

Jo, rënia e flokëve nuk është një efekt anësor normal i Agjërimit të Danielit. Pikë së pari të inkurajoj të marrësh një Udhëzues të Agjërimit të Danielit me vete tek mjeku yt, dhe t’i tregosh planin e të ngrënit që ke ndjekur. Kjo do ta ndihmojë mjekun tënd të diagnostifikojë arsyen e rënies së flokëve të tua (pavarësisht nëse është pasojë e mungesës së diçkaje, e lidhur me stresin apo diçka tjetër) disa simptoma të tilla mund të shkaktohen nga një ndryshim në dietën tënde. Nëse nuk i ke tashmë Udhëzimet rreth Agjërimit të Danielit, shko tek http://www.daniel-fast.com dhe fut aty adresën tënde të email-it e ata do të të përgjigjen. Shpresoj që kjo të të ndihmojë. Qofsh bekuar!

John, tha:

3 Prill, 2012

26

Përshëndetje. Po mendoj të filloj shumë shpejt një agjërim të Danielit. Jam shumë i lumtur që ky sit interneti ekziston sepse për herë të parë që prej një kohe shumë të gjatë, unë do të angazhohem në një agjërim tërësisht i vetëm. Arsyeja për këtë është sepse kam nevojë të kthehem personalisht në këtë arenë e të kërkoj Zotin për të patur një ecje më nga afër me Të. Faleminderit që i keni bërë këto materiale mbështetëse të disponueshme. Me to keni mundësuar që të kemi një drejtim të qartë. Perëndia ju bekoftë.

Lisa, tha:

31 Mars, 2012

Sapo gjeta këtë sit, dhe u drejtova nga Perëndia për tek ky agjërim, të cilin e nisa që përpara se të dija se ç’ishte agjërimi i Danielit!

Jo Nicholson, tha:

13 Mars, 2012

Dita 2 e Agjërimit të Danielit, ndjehem keq dhe faktikisht po sëmurem gjithashtu!

Nuk jam i sigurt nëse e kam nga agjërimi apo nga ndonjë bakter?

A duhet të kem të vjella?

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

13 Mars, 2012

Ç’kemi Jo,

27

Jo, në agjërim nuk ke përse të kesh të vjella. Nga kjo duket sikur ke vërtetë ndonjë bakter. Pi shumë ujë dhe shpëlaje sistemin tënd. QOFSH BEKUAR!

Lena Ferguson, tha:

17 Prill, 2012

Ajo më ndodhi mua në ditën e 10të dhe të 12të. Unë kam ngjitje të mëdha në ezofag të aciditeteve të stomakut. Fillova të pi ujë dhe të rri në regjim total trupor, e u çova për të ngrënë nga shumë pak, disa herë në ditë. Jam shumë mirë tani që është dita e 17të, e do ta vazhdoj deri në fund. Lutem që kjo të të ndihmojë.

Mrs. C., Tha:

2 Mars, 2012

Po përgatitem të filloj agjërimin e Danielit të hënën. Me zor po pres që të afrohem më shumë me Zotin gjatë këtij agjërimi, ndërkohë që rimëkëmb shëndetin tim shpirtëror si dhe fizik. Do të kem nevojë për inkurajimin tuaj!

Thabiso, tha:

1 Shkurt, 2012

Përshëndetje, jam kaq e gëzuar dhe mirënjohëse ndaj Frymës së Shenjtë që më bëri të vërej blogun tuaj. Në kishën time, ne filluam agjërimin tonë sot. Ata nuk specifikuan nëse ishte një agjërim Danieli. Thjesht na thana rregullat dhe kushtet. Po pimë vetëm ujë. Si vakte ushqimore, vetëm supë, fasule dhe lëngje 100% frutash, dhe unë po kërkoja rreth temës së agjërimit dhe lutjes në internet e sytë m’u drejtuan tek blogu juaj, e ndërsa lexoja tek lista e ushqimeve, m’u bë e qartë që qenkermi në një agjërim Danieli. Do të kthehem duke ju mbajtur në korrent me atë që Perëndia im ka përgatitur për mua pas këtij agjërimi. Me zor po pres t’i marr ato bekime. Perëndisë i qoftë lavdia.

28

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

1 Shkurt, 2012

Përshëndetje Thabiso,

Dua të të inkurajoj të marrësh një kopje të Udhëzuesit të Agjërimit të Danielit (thjesht për të krahasuar listën e ushqimeve që ke). Ti mund të porosisësh një kopje të Udhëzuesit të Agjërimit të Danielit duke shkuar tek http://www.daniel-fast.com e duke futur aty adresën tënde të emaillit. Ata do të të kontraktojnë me email përsëri. Të lutem të na mbash vërtetë në korrent ndërkohë që vazhdon me agjërimin. Me të vërtetë që Perëndisë i qoftë lavdia! Qofsh bekuar në udhëtimin tënd!

Debbie Pinky Cavazos, tha:

31 Janar, 2012

Më vjen keq por ende nuk e kuptoj se ku është ndryshimi mes skuqjes fort të patateve me pjekjen në furrë me të njëjtin vaj? Në thelb prapë skuqet kur e pjek. Po t’i pres patatet e t’i spërkas me vaj ulliri përsipër e t’i fusësh për pjekje, ato marrin shijen e patateve të skuqura fort! A është e thënë që skuqja fort të jetë pjesë e “ushqimeve të zgjedhura (“Dan.” 10:3)”? Faleminderit: )

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

31 Janar, 2012

Nëse ti nuk e dallon ndryshimin në shije mes patateve të pjekura dhe atyre të skuqura, atëherë je në rregull, dhe të inkurajoj të vazhdosh siç e ke nisur. Gjithsesi, kur i pret patatet për t’u dukur si patate të skuqura dhe i mbulon “pak” me vaj ulliri, i ndreq me erëza dhe pastaj i pjek (jam dakord që ato kanë një shije të mrekullueshme), janë në mënyrë integrale ndryshe dhe të bëjnë më mirë sesa patatet e skuqura. Dhe, po, kultura perëndimore e ka vënë vulën që patatet e skuqura janë vërtetë të “Zgjedhura”.

29

Këtu është një pjesë e një artikulli i cili mund të të ndihmojë:

1) “Një nga dallimet kryesore mes pjekjes dhe skuqjes, është burimi i nxehtësisë së përdorur për gatim. Në rastin e pjekjes, elementët ngrohës përdoren për të ngrohur ajrin rreth ushqimit, i cili pastaj gatuan ushqimin. Në rastin e skuqjes, elementët ngrohës përdoren për të ngrohur vajin që rrethon ushqimin. Nxehtësia nga vaji i tejçohet ushqimit duke e gatuar atë.

2) Kaloritë – Ngaqë furrat ngrohin ajrin dhe ajri nuk ka kalori, pjekja në furrë nuk i shton kalori shtesë apo yndyrna ushqimeve që gatuani. Kjo është arsyeja përse pjekja është një opsion më i mençur kur gatuan në kontrollimin e kalorive, kolesteroit apo marrjes së yndyrnave, pasi të mbeten vetëm kaloritë dhe yndyrna e ushqimit që ke në tavë. Gjithsesi, përderisa skuqja kryhet duke shtuar vajin për të gatuar ushqimin, vaji përthithet nga çfarëdo gjëje për të cilën po e përdorni për ta gatuar, si dhe është mbi tërë produktin përfundimtar. Kjo do të thotë që ndërkohë që ti konsumon ushqimin, ti konsumon gjithashtu kaloritë dhe yndyrnat përbërëse të vajit apo yndyrës që ti përdor për të skuqur ushqimin tënd, bashkë me yndyrën shtesë që vjen nga skuqja. Ndryshimi tjetër i dukshëm është se skuqja mund të krijojë një kërc e cila vështirë se mund të bëhet në furrë.” Për më shumë,

  1. ixzz1l4GvmFKG

E shkrova të tërë këtë për të thënë se: “duhet të ç’mësojmë gjërat që kemi mësuar” për të marrë vendime më të mira rreth ushqimeve si dhe metodave të gatimit, dhe Agjërimi i Danielit ofron pikërisht këtë dallim shumë të qartë, qoftë kjo edhe për një periudhë të shkurtër kohore gjatë kohës së agjërimit. Qofsh bekuar!

Debbie Pinky Cavazos, tha:

31 Janar, 2012

Do të doja ende të merrja një përgjigje për patatet e gatuara me vaj ulliri. A është e pranueshme t’i pjekim ato me vaj ulliri? Përse nuk është e pranueshme t’i gatuajmë apo t’i skuqim nëse e gjitha kjo bëhet me substanca natyrale, e kur të tërë përbërësit janë tek lista e ushqimeve të lejuara gjatë agjërimit të Danielit?

Përgjigje

Skuadra e Agjërimit të Danielit, tha:

31 Janar, 2012

30

Përshëndetje Debbie,

Dy shkrimet themelore për agjërimin, janë “Danieli” 1:12 që thotë: “Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.” Perime është ushqim që prodhohet nga fara. . . misri, patatja, orizi dhe të tjera të ngjashme, konsiderohen të tëra si bimë që rriten nga fara.

“Dan.” 10:3 – “Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota”. Për shkak të kësaj, ne nuk hamë ushqime që përmbajnë ëmbëlsues të çfarëdo lloji, as ushqime të skuqura fort e as ëmbëlsira të veçanta. Kjo është arsyeja përse pjekja e patateve me një shtresë të lehtë vaji ulliri, është e pranueshme, ndërsa skuqja e tyre e thellë në një tigan me vaj, jo. Shpresoj të të ketë ndihmuar!

Dominique, tha:

27 Janar, 2012

Dita e 19. Perëndia im është i mrekullueshëm. Ai më hapi sytë që të kuptoj e të njoh më mirë zgjedhjet që bëj me ushqimin. Më pëlqejnë shumë këto patatet e ëmbla të pjekura me barishte kuzhine.

Dominique, tha:

26 Janar, 2012

Jam në ditën e 18 dhe po ndjehem sikur Perëndia nuk e ka zbuluar Veten e Tij ndaj meje në lidhje me jetën time. Jam duke kërkuar për drejtim, por nuk heq dorë nga Perëndia im. E di që Ai është gjithnjë në lëvizje e duke drejtuar jetën time. Gjithsesi kam përfituar duke kuptuar më mirë e më thellë, ndërkohë që jam në një studim Bible personal. Po shikoj gjëra që nuk i kam parë kurrë më parë, por e di që Perëndia ka edhe më shumë për të më treguar. Unë dua të kem zbulesë dhe udhëzime të prera. Më është tekur keq për një hamburger, por gjithsesi kam ngrënë disa vakte shumë të shijshme. Lexoj përvojën e të tjerëve me agjërimin, dhe dëshiroj atë lloj depërtimi shpirtëror si ata, por jam shumë i lumtur që Fryma e Shenjtë më bëri të kuptoj më mirë fjalën e Perëndisë.

Pamela, tha:

31

24 Janar, 2012

Kisha ime filloi agjërimin e Danielit më 9 Janar, 2012. Kam mësuar që ushqimi nuk është Perëndia im, e që mund të jetoj edhe pa patatina dhe çokollata. Pothuajse më përzihet kur shikoj mish apo ushqime jo të shëndetshme. Kam praktikuar profesionin e dietologes për mbi 15 vjet, por nuk jam përkushtuar vetë plotësisht derisa nisa këtë agjërim. Nuk dua t’i kthehem të ngrënit në mënyrë të gabuar, kështu që jam duke u lutur për ndërhyrje hyjnore për të ngrënë më shumë fruta dhe zarzavate gjatë gjithë vitit. Lutuni që ta gjej forcën time tek Zoti. Bekime të tërë atyre që kërkojnë Mbretin mbi Mbretër. Ju lutem të kini pritshmëri nga Zoti ndërkohë që mbillni për Mbretërinë e Tij.

Heidi, tha:

24 Janar, 2012

Përshëndetje, unë quhem Heidi.

Kjo është dita e katërt për mua në agjërimin e Danielit. Po shkon shumë mirë deri tani. Nuk do të gënjej. Është sfiduese kur krejt papritur të pihet një pije të firmës Milo por s’mund ta pish...haha

Por thjesht e kujton veten për arsyen përse je duke e bërë këtë, dhe i thua trupit tënd që Perëndia është më i madh se ai, dhe vazhdon në rrugën tënde. Më kanë pëlqyer postimet e të tërëve kështu që thashë ta lë edhe unë një. :-)

HEIDI

32