Çfarë është agjërimi i Danielit? Agjërimi i Danielit është një agjërim i pjesshëm i bazuar në Bibël. Ka dy Shkrime që shërbejnë si themel për Agjërimin e Danielit. Tek “Danieli” 1, ky profet u ushqye vetëm me zarzavate (duke përfshirë këtu edhe fruta) dhe piu vetëm ujë. Kështu, nga këto Shkrime, ne nxjerrim dy prej udhëzimeve për këtë agjërim: 1. Vetëm fruta dhe zarzavate 2. Për pije, vetëm ujë. Tek “Danieli” 10 lexojmë që ky profet nuk hëngri as mish e as bukë, e as piu verë për 21 ditë. Kështu, nga ky Shkrim, ne nxjerrim një udhëzim të tretë: 3. As ëmbëlsira e as bukë

Si të përgatitesh për Kohën e Qetë të Danielit: Nëse nuk ke caktuar ende një kohë të qetë me Zotin, atëherë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për një gjë të tillë. Nisja e ditës tënde me Perëndinë, është një zakon i cili do të mbështetë besimin tënd si dhe afrimin tënd gjithnjë e më të madh me Zotin. Gjatë Agjërimit tënd të Danielit, sigurohu të caktosh një kohë për ditë që të vish përpara Zotit për të studiuar Fjalën dhe rrugët e Tij.

Si ta nisësh në mënyrë shpirtërore: Fillo me një qëllim të qartë personal plus qëllimeve tona që kemi të përbashkëta si grup. Ji specifik. Përse po agjëron? A të duhet drejtim, shërim, rimëkëmbje e martesës apo për arsye familjare? A po përballesh me vështirësi financiare? Kërkoji udhëzim Frymës së Shenjtë. Lutu përditë dhe lexo Biblën. Përgatitu shpirtërisht duke ia rrëfyer mëkatet e tua Perëndisë. Kërkoji Frymës së Shenjtë të zbulojë fushat e dobëta. Fali të tërë ata që kanë bërë faj ndaj teje dhe kërkoju të falur atyre që ti mund t’u kesh bërë faj (“Marku” 11:25; “Luka” 11:4; 17:3- 4). Dorëzoja jetën tënde plotësisht Jezus Krishtit, dhe refuzo dëshirat e botës të cilat përpiqen të të pengojnë (“Romakëve” 12:1-2).

Referenca nga Shkrimi, për Agjërimin: “Mateu” 6:16-18, “Mateu” 9:14-15, “Luka” 18:9-14

Marrëdhënia me lutjen dhe fjalën: “1 Samueli” 1:6-8, 17-18, “Nehemia” 1:4, “Danieli” 9:3, 20, “Joeli” 2:12, “Luka” 2:37, “Veprat” 10:30, “Veprat” 13:2

Agjërim në Grup: “1 Samueli” 7:5-6, “Ezdra” 8:21-23, “Nehemia” 9:1-3, “Joeli” 2:15-16, “Jona” 3:5- 10, “Veprat” 27:33-37 Mos harro që Perëndia i përgjigjet me një bekim, një qëndrimi zemre që me sinqeritet kërkon Atë. Perëndia ju bekoftë fuqishëm ndërkohë që agjëroni!

Çfarë pritshmërish të kini gjatë agjërimit: Kur agjëron, trupi yt detoksifikohet, duke eliminuar toksina nga sistemi yt. Kjo mund të shkaktojë gjendje pak të sikletshme, si për shembull dhimbje koke dhe acarim gjatë kohës së mospërdorimit të kafeinës dhe sheqernave. Natyrisht që do të kesh të prera urie. Kufizoje veprimtarinë tënde dhe ushtrimet fizike bëji me karar. Kalo kohë duke u çlodhur. Agjërimi sjell rezultate të mrekullueshme. Ti je kësisoj duke ndjekur shembullin e Jezusit kur agjëron. Kalo kohë duke dëgjuar lavdërim dhe adhurim. Lutu sa më shpesh që të jetë e mundur përgjatë gjithë ditës. Largoju faktorëve të zakonshëm shpërqendrues sa më shumë që të jetë e mundur, dhe mbaje zemrën dhe mendjen të vendosur për të kërkuar fytyrën e Perëndisë.

Kur agjëron: Ki pritshmërinë për ta njohur më mirë Perëndinë o Agjërim është të presësh. - “Vajtimet” 3:25-27 o Agjërim është të afrohesh. - “Jeremia” 29:11-13 Ndërkohë që demonstron sinqeritet ndaj Perëndisë, mund të kesh pritshmëri për: o Të pritur forcim të karakterit tënd të brendshëm. o Të gjetur fuqi për t’u larguar nga zakonet mëkatare. - “2 Korintasve” 7:1 o Të gjesh fuqi për të qëndruar i fokusuar në lutje. o Ta gjesh veten duke dëshiruar praninë e Perëndisë. o Të presësh që dora e Perëndisë të lëvizë për t’iu përgjigjur lutjeve joegoiste. Ki pritshmërinë për të hasur në rezistencë nga djalli. Ki pritshmërinë që lutjet e tua të ngrihen në një nivel më të lartë.

Si t’ia dalësh mbanë në agjërim: Agjëro me miqtë. o “Mateu” 18:19 Agjëro me një qëllim (jo pa objektiv).

o Cakto një datë nisjeje dhe një datë përfundimi. o Ji i vendosur për ta çuar deri në fund agjërimin. Agjëro pa egoizëm. o “Isaia” 58:1-11 Kalo kohë me Perëndinë. o Agjërimi nuk funksionon nëse nuk lutesh.

Llojet e Agjërimit: Agjërim i plotë o Pi vetëm lëngje (numrin e ditëve e cakton vetë). Agjërim 3-Ditor o Ky agjërim mund të jetë Agjërim i Plotë, Agjërim Danieli, apo heqje dorë nga të paktën një artikull ushqimor. Agjërimi i Danielit o Mos ha mish, ëmbëlsira apo bukë. Pi ujë. Ha frute dhe zarzavate. Agjërim i pjesshëm o Një agjërim i pjesshëm është nga 6:00 e mëngjesit, deri tek 3:00 e pasdites, apo nga lindja, deri në perëndim të diellit.

Ti mund të zgjedhësh nga tre lloje agjërimi— një Agjërim i Plotë, Agjërim Danieli, ose të heqësh dorë nga të paktën një artikull ushqimor.