Jam i shqetësuar në lidhje me një prirje që duket se po zhvillohet në aspektin e agjërimit të Danielit. Ajo ka të bëjë me vëmendjen e shumtë që po vihet tek recetat dhe librat e gatimit si dhe tek ajo që mund të hamë dhe s’mund të hamë! Agjërimi i Danielit është shumë më tepër sesa ushqimi! Kur e mbajmë fokusin tonë tek ushqimi, duket se edhe kjo është thjesht një mënyrë tjetër për të ushqyer mishin në vend që ta mohojmë atë!

Mos me keqkuptoni, unë e di që ne duhet të kemi receta të mira për agjërimin e Danielit. Tek e fundit, ky është një agjërim i pjesshëm ku disa ushqime janë të ndaluara ndërsa të tjera janë të lejuara. Por agjërimi i Danielit nuk është një plan për të zëvendësuar thjesht të gjitha ushqimet që ne shijojmë duke ngrënë gjatë gjithë kohës, me një llojshmëri vegjetariane!

Pasi kam thënë këtë, unë besoj se Perëndia është duke përdorur agjërimin e Danielit për të sjellë më shumë nga njerëzit e Tij në një mënyrë të shëndetshme të ushqyeri të Tempullit të Frymës së Shenjtë, një tempull ky të cilin Ai ja ka besuar kujdesit tonë. Dhe me krizën shëndetësore në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera në botë, është e rëndësishme që ne të fillojmë të hamë ushqime të mira, projektuar nga Krijuesi për trupat tanë që Ai krijoi!

Por unë inkurajoj të gjithë ata që përdorin agjërimin e Danielit si metodën e tyre të agjërimit, që të shqyrtojnë zemrën e tyre nëse po përpiqeni të gjeni mënyra për të kënaqur mishin duke kërkuar nga të gjitha anët si t’i ofrojmë një alternativë të ushqyeri.

Sërish, ju lutem mos më keqkuptoni. Unë e di se ne kemi nevojë për receta të mira gatimi. Unë e di se nuk ka problem për ne që të shijojmë ushqimin që Zoti ka krijuar për ne. Por unë gjithashtu e di se ne kemi nevojë për të mbajtur gjërat në ekuilibër dhe mos t’i ngulim sytë aq shumë tek ushqimi aq sa të humbasim qëllimin e agjërimit. Kjo është një përvojë shpirtërore ku ne vendosim tërë qenien tonë nën nënshtrim ndaj Zotit. Gjithashtu, unë besoj se rrezikojmë po të shkojmë shumë larg në kënaqjen e mishit duke u fokusuar shumë tek ushqimi dhe humbja e elementit thelbësor të nënshtrimit që një periudhë lutjeje dhe agjërimi kërkon.