Lutje me agjërim Kisha e Nazarenasve Nazarene Missions International

Nga: Daniel D. Ketchum, Drejtor i NMI

“Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen” (“Mateu” 5:6). "Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij" (“2 Kronikat” 7:14).

Përfytyro se si do të ishte të kesh mundësinë për të përqafuar praninë e veçantë të Perëndisë një ditë për çdo javë. Ki pritshmërinë për të patur një kohë të veçantë me Jezusin në lutje me agjërim atë ditë. Lutja me agjërim.

Lutja: komunikim me Jezusin përmes marrëdhënies së ngushtë në Frymën e Tij. Me:

shoqëruar nga, plus, si dhe, krahas. Agjërimi: t’i mohosh vetes lirinë për të përmbushur orekset.

Ndër praktikat të cilat shtojnë fokusimin si dhe fuqinë e lutjes, agjërimi është më e fuqishmja. Agjërimi është vetë-mohim i qëllimshëm. Agjërim do të thotë të përqendrosh trupin dhe shpirtin ndërkohë që fuqizon frymën. Njerëzit të cilët lutjen me agjërim e kanë një mënyre jete, afirmojnë rëndësinë biblike si dhe dobitë që kjo praktikë ka për zhvillim shpirtëror.

Paçka se bota përpiqet të na shpërqendrojë dhe joshë, Perëndia me zor pret që ne t’i kushtojmë vëmendje e që ta dëgjojmë me kujdes. Pa agjëruar, ne mund të përjetojmë një farë thellësi të kufizuar në marrëdhënien me Jezus Krishtin, por Ai rezervon favorin më të mahnitshëm dhe përgjigjet e Tij, për ata të cilët luten dhe agjërojnë.

Perëndia i reziston vetë-besuesit si dhe mendjemadhit, por i jep hir të përulurit. Lutja me agjërim, e përul mishin tonë dhe na largon nga çfarëdo pikëmbështetje e jona, na tërheq në një marrëdhënie të ngushtë me Zotin, zhvillon durim, varësi, qëndrueshmëri si dhe e kënaq Frymën e Perëndisë.

Çfarëdo gjëje që e largon përkushtimin tonë nga Zoti (një kauzë, një karrierë apo paratë), është një faktor shpërqendrues ose mashtrim. Agjërimi krijon dhe mban në jetë një devocion më të thellë ndaj Jezusit.

Shembuj. Moisiu agjëroi 80 ditë, me qëllim që të shikonte lavdinë e Perëndisë (“Eksodi”

24:18; 34:28). Elija agjëroi për 40 ditë, që të dëgjonte zërin e Perëndisë (“1 Mbretërit”
19:8). Samueli e drejtoi Izraelin në agjërim me pendesë (“1 Samueli” 1:6-8, 7:6). Lutja

me agjërim e fuqizoi Jozafatin (“2 Kronikat” 20:3 e vazhd.). Ezdra u ripërtëri përmes lutjes dhe agjërimit (Ezdra 8:21-23). Nehemia agjëroi për të rimëkëmbur Jerusalemin (“Nehemia” 1:4; 9:1). Esteri agjëroi që Perëndia t’i shpëtonte judenjtë (“Esteri” 4:15- 16). Davidi u fortësua përmes lutjes me agjërim (“Psalmi” 35:13, 69:10). Isaia e vuri theksin tek agjërimi i duhur (“Isaia” 58:5-6). Danieli agjëroi për plotësimin e premtimeve të Perëndisë (“Danieli” 1:12; 10:2-3). Jona agjëroi për të patur qartësi (“Jona” 3:5-10).

1

Jezusi praktikoi lutjen me agjërim (“Mateu” 4:1-10; 6:16-18; 9:14; “Luka” 4:14). Jezusi na mësoi që lutja me agjërim është një armë e fuqishme kundër të ligut (“Marku” 9:25-29; shiko gjithashtu “2 Korintasve” 10:4-5). Në ditën e kushtimit ndaj Perëndisë të foshnjës Jezus në tempull, Ana adhuronte, lutej dhe agjëronte ditë e natë me pritshmëri (“Luka” 2:37). Pali agjëroi tre ditë pas takimit të tij me Jezusin (“Veprat” 9:9). Pali, Barnaba dhe drejtuesit e tjerë, agjëruan për të mandatuar pleqësitë e kishave (“Veprat” 13:2-3;

14:23).

Parimet. Isaia prioritizon agjërimin me një zemër të duhur (“Isaia” 58:1-11). Agjërimi është privilegj, jo ndëshkim. Derdhja e Frymës do të jetë në proporcion me etjen tonë për Perëndinë, me përulësi, pendesë dhe agjërim (“Joeli” 1:5, 2:12-16). Agjërimi mund të trazojë si dhe ngadhënjejë mbi forca shpirtërore, si për shembull fitorja përmbi tundimin për të cilën, Jezusi dha shembullin e Vet (“Mateu” 4:1-10). Agjërimi me përkushtim privat, është gjë normale për pasuesit e Krishtit: vëreni që na thuhet “kur” jo “nëse” agjëron (“Mateu” 6:16-18). Agjërimi fuqizon adhurimin (“Luka” 2:37). Agjërimi mund të përfshijë më shumë sesa thjesht ushqimin (“1 Korintasve” 7:3-5).

Agjërimi fortëson varësinë nga Perëndia e jo nga vetja. Pagëzimi fortifikon vetë- disiplinën në një epokë të padisiplinuar. Frenimi i dëshirave fizike përforcon disiplinat shpirtërore të tilla si lutja, adhurimi, studimi i Biblës, reflektimi në heshtje si dhe vetmi.

Nuk mjafton që thjesht të abstenosh nga ushqimi apo orekse të tjera. Agjërimi i një të krishteri të vërtetë, përqendrohet tek lutja me agjërim, duke zëvendësuar kohën e të ngrënit apo të oreksve të tjera, me kohë në lutje. Nëse ne nuk afrohemi më shumë me Perëndinë në frymë dhe të vërtetë, agjërimi do të jetë thjesht një përpjekje njerëzore në vetë-mohim. Le që të mos jemi thjesht duke mohuar veten por le të rritemi së bashku në Krishtin.

Agjërimi nxit përqendrimin tek Perëndia si dhe tek vullneti i Tij, duke rritur vëmendjen ndaj Frymës. Një stomak i zgropur apo kënaqësi të shtyra për më vonë, na bëjnë të vetëdijshëm për atë që Perëndia është duke u përpjekur të na thotë. Agjërimi mund të na përgatitë për një vendim të madh apo për një ngjarje strategjike. Agjërimi shpesh përgatit misionin e Perëndisë në botë duke: rimëkëmbur, rinovuar dhe ripërtëritur njerëzit e Tij nëpër kombe. Nëse kishës së hershme i duhej që të agjëronte, sa më shumë ka nevojë të agjërojë kisha jonë e kohëve të fundit.

Për ta patur mendjen tek gjërat që janë lart (“Kolosianëve” 3:2-3) mund të jetë e nevojshme që ne të harrojmë disa gjëra nga ato që janë poshtë. Në këto gjëra mund të përfshihen media sociale (si p.sh. facebook-u), vende të caktuara si dhe forma të caktuara të argëtimit apo veprimtari. Ne kësisoj mund të mos mund të marrim pjesë në gjërat që janë poshtë, dhe presim që me efikasitet të dëgjojmë nga Perëndia si dhe që të përmbushim vullnetin e Tij.

Përgatitja. Ne duhet të jemi të gatshëm që të lutemi me agjërim. T’i kërkojmë Perëndisë për një objektiv të qartë e specifik, si për shembull një afrimitet më të madh me Krishtin, një ndjeshmëri më të lartë ndaj Frymës së Shenjtë, udhëzim për një vendim sipas vullnetit të Perëndisë, shërim apo mrekulli, rimëkëmbje e martesës apo e familjes, shpëtim për familjen apo miqtë, qëndrueshmëri financiare, fitore mbi ankthin, frikën apo depresionin, fitore mbi mëkate të tilla si krenaria, fryma kritike, epshi apo pornografia, ose për të thyer zgjedhën apo zakonet.

2

Rrëfe besimin si dhe pendohu. Kërkoji Perëndisë të të falë dhe të të rimëkëmbë. Kërkoji Perëndisë që të të pastrojë, shpëlajë, shenjtërojë e të të mbushë me Frymën e Tij. Shmang supozimin sipas të cilit Perëndia do të na shpërblejë për agjërimin që bëjmë.

Jezusi i udhëzoi pasuesit e Tij që të agjëronin. Ai dha shembullin e Vet në heshtje, pa lënë lloje të caktuara agjërimi si forma të vetme të agjërimit për sa i takon shpeshtësisë apo kohëzgjatjes së tij (agjërimit). Ai ngulmoi nën përndjekje ekstreme. Në emrin dhe natyrën e Tij, ne do të zotohemi vazhdimisht që të mbajmë lutje me agjërim, veçanërisht kur tundimet na shtyjnë të braktisim qëndrimin në Të dhe që ta mohojmë veten.

Vendos se nga çfarë të agjërosh: ushqim, kënaqësi, zakone, televizion, rrjetet sociale, etj. Ne mund të agjërojmë pjesërisht: për gjëra specifike (si në rastin e një agjërimi Danieli) prej mishit dhe ëmbëlsirave, duke konsumuar thjesht perime dhe ujë. Ne mund të agjërojmë nga ushqimet e forta, por të pimë lëngje frutash. Ne mund të agjërojmë

totalisht: pa ushqime e as lëngje. Mos harroni që agjërimi për më shumë se tre ditë pa

ujë, është gjë e mençur nën vetëm disa rrethana të caktuara.

Merr një vendim se për sa kohë të agjërosh. Fillo me pak dhe vazhdo ngadalë. Ndërto pjekuri shpirtërore për afat-shkurtrën fillimisht, pastaj për afat-gjatën. Kushtoju agjërimit për një sasi kohe të caktuar, si për shembull një vakt, një ditë, tre ditë, një javë, disa javë apo 40 ditë. Agjërimi ka të bëjë me gjendjen e zemrës, jo me numrin e ditëve që zgjat.

Nëse jemi të preokupuar me rënien në peshë apo me çrregullimet në të ngrënë, agjërimi në vend që të na ndihmojë, do të na pengojë. Agjërimi pa lutje, është thjesht një dietë e cila nuk ka ndikim shpirtëror. Ne mund të lutemi pa agjëruar, por nuk duhet të agjërojmë pa u lutur.

Lutu. Lutu me agjërim. Lutu me lavdërim dhe adhurim. Lutu me studim Bible dhe duke reflektuar. Kalo kohë duke pushuar. Kufizoji veprimtaritë dhe stërvitjet gjatë agjërimeve të gjata. Shmangi shpërqendrimet dhe përqendrohu tek Jezusi si dhe tek një afërsi më e thellë me Të.

Merr në konsideratë agjërimin, në besëlidhje me dikë të dashur për ty: bashkëshortin apo familjen tuaj, një mik të ngushtë ose një person të cilin jeni duke disiplinuar/ mentoruar. Shijo komunitetin dhe llogaridhënien.

Ide për fëmijët: Lutu ndërkohë që nuk shkon për të luajtur me shoqërinë; lutu ndërkohë që heq dorë nga një veprimtari e veçantë si lojëra video apo kompjuteristike, etj.

Pritshmëritë. Ki pritshmërinë që për pasojë ta njohësh Perëndinë më mirë dhe që të afrohesh më shumë me Jezusin. Ki pritshmërinë që të fitosh forcë karakteri, fuqi për të flakur tutje zakone të mëkatshme të cilat na torturojnë, si dhe besim për t’u përqendruar në lutje dhe në studim Bible. Ki pritshmëri për të parë zemrën dhe dorën e Perëndisë të lëvizë, duke iu përgjigjur lutjeve joegoiste.

Kur ne mbështetemi tek orekset tona, pa lutje dhe agjërim, ne lodhemi, dekurajohemi, pezmatohemi dhe jemi të frikësuar. Ne kemi dyshim për aftësitë e Perëndisë, vëmë në pikëpyetje praninë e Tij, dhe dëshirojmë që të heqim dorë prej Tij.

Kur ne i mohojmë orekset tona, dhe kemi bashkësi me Zotin në lutje me agjërim, Ai na jep forcë për detyrën tonë, qëndrueshmëri për sfidat dhe fitore mbi frikën. Ai e transformon heqjen dorë prej nesh, në fitore, me anë të hirit nëpërmjet besimit (“Joeli”

3

2:25-32; “Romakëve” 8:37; “2 Korintasve” 4:7-9; “Galatasve” 6:9; “Jakobit” 4:10; “1 Gjonit” 1:4). Ki pritshmëri për vetë-zbrazje dhe vënie mënjanë të egoizmi, me qëllim për të fituar një trashëgimi të përjetshme. Ki pritshmërinë që lutjet të shkojnë në një nivel më të lartë e më të thellë. Ki pritshmëri për fitore dhe vitalitet shpirtëror.

Disiplinat shpirtërore njihen për disiplinat që ato ushtrojnë në shpirt, mendje dhe trup. Ki pritshmëri për rezistencë nga i ligu. Prit të kesh tension, shpërqendrim dhe mungesë rehatie.

Siklet. Sikleti fizik gjatë agjërimit, vjen si pasojë e detoksifikimit të mishit tonë i cili kërkon për ushqime apo favore të tjera disa herë gjatë çdo dite. Sikletet e agjërimit në psikikë dhe shpirt, mund të vijnë si pasojë e një konflikti mes mishit e vullnetit tonë nga njëra anë dhe Frymës të Perëndisë nga ana tjetër. Ushqimi, si një patericë emocionale që është, jep kënaqësi, ngopje, përgjumje, dhe vetmi.

Ne mund të përjetojmë padurim, nervozizëm, ankth, dobësi, lodhje, pagjumësi nga uria, marrje mendsh, letargji apo shqetësime të tjera fizike apo psikologjike. Shkëputja nga kafeina dhe sheqeri, mund të shkaktojë dhimbje koke. Pavarësisht dobive dhe mos- rrezikimit që përbën agjërimi, ka disa persona të caktuar të cilët duhet të agjërojnë vetëm pas konsultimesh apo mbikëqyrje mjekësore.

Ndërkohë që ne varemi nga Perëndia për ngushëllim, Ai zbulon nevojën tonë për t’u penduar nga egoizmi, të ndalojmë së larguari prej Tij, të falim të tjerët, dhe të fillojmë t’i besojmë Atij. Kur agjërojmë, mendja dhe shpirti ynë detoksifikohen.

Potencial. Përfytyro mundësitë që kemi kur lutemi me fuqi dhe kur agjërojmë me besim për shërbesat dhe skuadrat tona, si dhe për misionarët dhe drejtuesit nga mbarë bota.

1. Shpirtëror, që çdo drejtues vendor apo misionar ndërkombëtar, do ta kuptojë rëndësinë kalimit të kohës në bashkësi me Perëndinë, për të ripërtërirë shpirtin e që të ndërmjetësojë për vitalitet shpirtëror. 2. Mendor, emocional dhe fizik, që çdo drejtues të bëjë zgjedhje të zgjuara në dietë, stërvitje dhe çlodhje; që secili të praktikohet në varësi ndaj të Shenjtit, si dhe me autoritet mbi të ligun, dhe të përjetojë mbrojtje të pandërprerë. 3. Familja, që secili drejtues do të rezervojë kohë cilësore për martesën dhe familjen; që fëmijët do të përshtaten mirë me sfidat e shumëfishta me të cilat përballen. 4. Qëndrim dhe adaptim—që secili drejtues do të ruajë një pikëpamje pozitive, të mbushur me besim, me kapacitetin për të tejkaluar dekurajimin; që secili do t’u japë hir personave që ai apo ajo u shërben; që secili do të zhvillojë kapacitetin për të mësuar mirë gjuhën dhe zakonet e njerëzve, edhe në rrafsh vendor edhe në atë botëror 5. Marrëdhëniet me kolegët—që secili drejtues do të punojë në harmoni me kolegët dhe drejtuesit kombëtarë; që një kishë e pjekur do të lulëzojë në çdo rajon të botës. 6. Shërbesa—që çdo drejtues do të ngrejë dhe mbajë strategji në Krishtin e të bazojë vendime tek Fjala dhe lutja. Që secili do të ungjillëzojë dhe dishepullizojë njerëzit e humbur; që Zoti i të korrës do të ngrejë më shumë punëtorë 7. Prioritetet e shërbimit—që secili drejtues do të prioritizojë kujdesin për njerëzit përmbi qëllimet dhe objektivat e tjera; që secili do të praktikojë durimin, pasionin për ungjillëzim personal, si dhe dishepuj si Krishti që kthehen në drejtues të

4

ardhshëm misionalë 8. Nevoja financiare—që secili drejtues do të praktikojë integritet dhe baraspeshë në jetë për sa i takon parave dhe pronave; që Perëndia do të sigurojë për nevojat për mbështetje financiare 9. Ndryshime kulturore—që secili drejtues do të kapërcejë tronditjen për shkak të ndryshimit të rrethanave të vendit, kur kthehet në atdhe, do të gjejë forcë gjatë udhëtimit dhe shërbesës, dhe do ta frymëzojë kishën që të lutet, të japë, të dërgojë e të bëhet misionale 10. Sfida—që secili drejtues do të dallojë faktorë të cilët mund të shkaktojnë dekurajim; që Perëndia do t’i mbajë të inkurajuar përballë shumë sfidave të ndryshme reale, të tilla si:

o o o o o o o

Vetmi nga qëndrimi larg prej familjes dhe miqve të ngushtë Jetesa në një kulturë tjetër si dhe në një grup njerëzish të një gjuhe Puna me njerëz që nuk reagojnë pozitivisht apo që janë armiqësorë Mungesë personeli që çon në mbingarkesë në punë Tension mes ngarkesës së punës dhe nevojave familjare Siklet fizik në kushte jetesë poshtë standardit Bashkësi e kufizuar me kolegët që kanë një frymë të ngjashme

Lutja me agjërim për misionet, është ende jetike. NMI botërore, vazhdon të shpërndajë histori të ndikimit të lutjes tek misionet. Lutja mbetet një nga katër objektivat kryesore të NMI-së.

E ardhmja. Më 1925, Bordi i Mbikëqyrësve të Përgjithshëm në ortakëri me atë që tani quhet Misionet Ndërkombëtare Nazarenase (NMI), i bëri thirrje kishës për lutje me agjërim. Nazarenasit në botën mbarë filluan të agjëronin një vakt në javë (shpesh herë drekën e të premteve), për t’u lutur gjatë kohës që do merrte për të ngrënë, dhe për të dhënë të paktën koston e atij vakti ushqimor, ungjillëzimit botëror.

Për një kohë të tillë—ne besojmë se Perëndia po na thërret për ta ripërtërirë këtë besëlidhje.

“Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet” (Jezusi tek “Marku” 11:17).

Sot, ne kemi nevojë për më shumë drejtues parimorë me bindje të tillë ndaj parimeve biblike. Edhe nëse kishat vendore, rrethet, fushat apo krahinat përzgjedhin drejtues të cilët japin rezultate të dukshme, ata nuk do të jenë në gjendje që ta transformojnë të vetëm shoqërinë në të cilën jetojnë.

Ne kemi nevojë për shumëçka tjetër. Ne ishim të dëshiruar që Zoti të derdhte mëshirën mbi ne, të na shpengonte, dhe që të ngrinte një lëvizje shenjtërie e ringjalljeje në çdo komb. Ne kemi nevojë që Fryma e Shenjtë të zgjojë kishat e dremitura e që t’i forcojë sërish pastorët dhe drejtuesit joklerikë që të predikojnë Jezusin si dhe Ungjillin, me kurajë, të bëjnë dishepuj me bindje, të zhvillojnë kisha të reja me lidhje, si dhe të kujdesen për të varfrit e nevojtarët, me dhembshuri.

Adalberto Herrera, pastor i Kishës Shtëpia e Lutjes të Nazarenasve në qytetin Kelli të Kolombias (SHBA), thotë: “Kur Fryma e Shenjtë na drejtoi që të vinim si prioritet Jezusin dhe lutjen me agjërim në çdo grup shërbese, kisha jonë përjetoi një rizgjim në ungjillëzim dhe dishepullizim të papërjetuar më parë, e përtej çfarëdo plani që ne kishim ndjekur ndonjë herë.”

5

Ne kemi parë Perëndinë që të përmbushë këtë dëshirë për një ripërtëritje përmes zgjimesh të mëdha shpirtërore përgjatë shumë shekujsh, si dhe në brezat e këtyre kohëve të fundit. Tani është koha për t’i kërkuar Zotit një zgjim tjetër botëror, i cili do të ketë ndikim tek çdo komb në të cilin zgjerohet kisha jonë.

A do të bashkohesh me Bordin e Përgjithshëm të Mbikqyrësve, si dhe me NMI-në, me lutje e agjërim të paktën për një vakt çdo javë? Ne sugjerojmë mesditën e të mërkurës ose ju zgjidhni çfarëdo kohe e cila është më efikasja për ju dhe familjen tuaj. Ju mund të ftoni drejtuesit në kishën, rrethin dhe krahinën tuaj, që të përkushtohen në lutje me agjërim. A do merrje në konsideratë përkushtimin në lutje me agjërim për të paktën pjesën e mbetur të vitit 2012? Kur shikon mënyrën se si Perëndia bekon shpirtin, mendjen dhe trupin tënd, a do merrje në shqyrtim një përkushtim përgjatë gjithë jetës në lutje dhe agjërime?

E drejta jonë e autorit, është e drejtua juaj për të kopjuar. Ju mund ta rishikoni, zgjeroni, thjeshtoni apo modifikoni këtë material në çfarëdo mënyre që Perëndia t’ju drejtojë. Sa më nga afër bazës së gjerë, grupeve qelizore, kishave shtëpiake si dhe kishave vendore që ne ua dërgojmë këtë thirrje për lutje me agjërim, aq më në mënyrë të favorshme Perëndia do të bekojë dhe aq më me frytshmëri do të shumëfishohet misioni i Tij.

Shiko sitet e internetit tek: www.nazarene.org dhe www.nazarenemissions.org për materiale të tjera mbështetëse dhe shkëmbime ideshë. Ndaji idetë e tua me të tjerët— për një kohë të tillë.

Perëndia të shuguroftë për të përmbushur misionin e Tij për të bërë dishepuj të ngjashëm me Krishtin tek kombet.

6