Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota. Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota. “Danieli” 10:2, 3

Agjërimi i Danielit është një agjërim i pjesshëm me bazë bimore. Ai bazohet tek veprimi i profetit Daniel në kohën kur ndodhej në robëri nga mbretërit e Babilonisë, i mbajtur prej tyre për shërbimin e tyre personal. Danieli dokumenton tre raste agjërimi, paçka se me shumë gjasa ai agjëroi edhe shumë herë të tjera përderisa ai ishte një njeri i Perëndisë.

“Danieli” 10:2, 3 është vendi ku gjejmë modelin për Agjërimin 21 ditor të Danielit. Nga ky pasazh, me kalimin e viteve është ndërtuar një udhëzues, kryesisht nga të krishterët të cilët përdorin këtë formë agjërimi. Agjërimi i Danielit ka fituar më shumë popullaritet gjatë 3-4 viteve të fundit, kryesuar fuqishëm nga pastori Xhentezin Frenkllin (Jentezen Franklin) i Gainesvillit, GA (SHBA).

Nuk duhen konsumuar:

Ushqimet e zgjedhura: Këtu përfshihen llojet e ndryshme të bukës dhe ushqimet me përmbajtje sheqeri.

Mishi: Të tëra produktet shtazore janë të ndaluara në Agjërimin e Danielit. Këtu përfshihet mishi,

shpendët, peshku si dhe produktet bulmetore (qumështi, vezët, djathi, gjalpi, etj.)

Vera: Ky kufizim i këtushëm, i gërshetuar me agjërimet e mëparshme ku Danieli pinte vetëm ujë (gjë

që është e zakonshme për agjërimin biblik), është vendi ku Agjërimi i Danielit i kohës së sotme, gjen bazën e tij për konsumimin e vetëm ujit. Lëngjet e frutave dhe të zarzavateve janë të pranueshme.

Shiko listën ushqimore të ushqimeve të Danielit për më shumë detaje.

Agjërimi shpirtëror: Agjërimi i Danielit është një kufizim i ushqimit që hamë, për qëllime shpirtërore. Kështu, agjërimi i adresohet jo vetëm trupit, por gjithashtu shpirtit dhe psikikës së personit.