Krijuar fillimisht nga fundi i viteve 1800 nga dietologët zviceranë, muesli janë çereale të mrekullueshme të përziera me fruta të thata, arra dhe fara. Ato bëhen kollaj për t’u ngrënë (1/ 2 gotë muesli me 1/2 gotë ujë, zieji dhe pastaj lëri në zjarr për 2-5 minuta).

Mueslit prodhohen nga kompani të ndryshme. Ato i gjeni lehtësisht nëpër supermarkete.

Muesli shkon shumë si çereale me qumësht të ftohtë soje apo brumë mollësh të ziera. Mua më pëlqejnë të gatuara ose dhe pa tjetër gjë shtesë, nganjëherë me vetëm pak qumësht soje.