Mua më bëhen shumë pyetje rreth Agjërimit të Danielit dhe për ide rreth vaktit të mëngjesit! Kur nuk jemi duke agjëruar, ne jemi mësuar shumë të përdorim produktet e bulmetit (që nuk lejohen në Agjërimin e Danielit), vezët apo të tjera proteina shtazore. Kështu që është tamam rasti për të qenë pak krijues!
Ja disa prej të preferuarave të mia . . . shumë prej këtyre recetave mund t’i gjeni në librat rreth Agjërimit të Danielit si dhe në librat e gatimit që janë të disponueshme në anglisht tek: http://daniel-fast.com/store.html
Muesli me qumësht soje të paëmbëlsuar
Torta orizi (që bëhen me oriz bojkaf) me gjalp kikiriku dhe stafidhe
Pure frutash dhe qumësht soje të paëmbëlsuar
Mollë të skuqura në zjarr të fortë me vaj arrash kokosi me oriz bojkaf
Bollgur me fruta të thata dhe qumësht të paëmbëlsuar soje
Tortilla të bëra në shtëpi me zarzavate të pjekura duke i trazuar
Këto janë një pjesë e vogël e ideve për vaktin e mëngjesit gjatë Agjërimit të Danielit! Ju lutem shtoni të preferuarat e juaja, dhe qofshi të bekuar në agjërimin tuaj!