TË HEQURIT DORË NGA USHQIMI PËR NJË QËLLIM SHPIRTËROR.

Sipas Biblës, çdo i krishterë ka tre detyra: të japë, të lutet dhe të agjërojë. Agjërimi biblik kërkon shumë disiplinë dhe forcë, forcë të cilën mund ta merrni vetëm nga Perëndia. “Mateu” 6 thotë se disiplina juaj personale do t'ju sjellë shpërblime në Parajsë. Kur nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe të dhënit në fillim të vitit, ju e vini Perëndinë të parin, keni përcaktuar kështu drejtimin për të gjithë vitin në vazhdim. Përse duhet të agjëroj?

1. A ke nevojë për shërim apo një mrekulli?

2. A ke nevojë për prekjen e butë të Perëndisë në jetën tënde?

3. A ka një ëndërr brenda teje që vetëm Ai mund ta bëjë realitet?

4. A ke nevojë për një takim të ri me Të?

5. A dëshiron një marrëdhënie më të thellë e më të ngushtë me Zotin?

6. A je duke kërkuar një ndjeshmëri më të lartë ndaj dëshirave të Perëndisë?

7. A ke nevojë të thyesh prangat që të kanë penguar?

8. A ke një mik apo një person të shtrenjtë për ty, që ka nevojë për Shpëtimin?

9. A ke dëshirë të dish vullnetin e Perëndisë për jetën tënde?

FOKUSI I AGJËRIMIT BIBLIK

“Mateu” 6:16-18, “Mateu” 9:14-15, “Luka” 18:9-14 Lidhja mes Lutjes dhe Leximit të Fjalës: “1 Samuelit” 1:6-8, 17-18, “Nehemia” 1:4, “Danieli” 9:3, 20, “Joeli” 2:12, “Luka” 2:37, “Veprat” 10:30, “Veprat” 13:2 Agjërimi në Grup: “1 Samuelit” 7:5-6, “Ezdra” 8:21- 23, “Nehemia” 9:1-3, “Joeli” 2:15-16, “Jona” 3:5-10, “Veprat” 27:33-37

Mos harroni se është qëndrimi i një zemre që kërkon sinqerisht Perëndinë ajo të cilës Ai i përgjigjet me bekim (“Isaia” 58, “Jeremia” 14:12, “1 Korintasve” 8:8). Zoti ju bekoftë në masë të madhe ndërsa agjëroni!

Si të Nisni.

Fillo me një qëllim të qartë. Ji specifik. Përse je duke agjëruar? A ke nevojë për drejtim, shërim, rimëkëmbjen e martesës apo ke çështje familjare? A je duke u përballur me vështirësi financiare? Kërkoji Frymës së Shenjtë për udhëzim. Lutu përditë dhe lexo Biblën.

Përgatitja Shpirtërore

Rrëfeja mëkatet tënd Perëndisë. Kërkoji Frymës së Shenjtë të të zbulojë pikat e dobëta. Fali të gjithë ata që kanë bërë faj ndaj teje dhe kërkoju falje atyre ndaj të cilëve mund të kesh bërë ti faj (“Marku” 11:25, “Luka” 11:4, 17:3-4). Dorëzoja jetën tënde plotësisht Jezus Krishtit

dhe refuzo dëshirat e kësaj bote që përpiqen të të pengojnë (“Romakëve” 12:1-2).

Të vendosim nga çfarë të agjërojmë

Lloji i agjërimit që zgjedh varet prej teje. Ti mund të bësh një agjërim të plotë në të cilën pi vetëm lëngje, ose mund të dëshirosh të agjërosh si Danieli, i cili hoqi dorë nga ëmbëlsirat dhe mishi, dhe i vetmi lëng që piu ishte uji. Mos harro ta zëvendësosh me lutje dhe studim biblik atë kohë që më parë e kaloje duke u ushqyer.

Vendos për kohëzgjatjen

Mund të agjërosh sa të dëshirosh. Shumica mund të agjërojnë lehtësisht nga një deri në tre ditë, por ti mund të ndjesh se Perëndia të ka dhënë hirin për të shkuar më gjatë, madje nga 21 deri në 40 ditë. Përdor urtësinë dhe lutu për drejtim nga Perëndia. Fillestarët këshillohet të fillojnë ngadalë.

Çfarë të Presim

Kur agjëroni, trupi juaj detoksifikohet, duke eliminuar toksina nga sistemi yt trupor. Kjo mund të shkaktojë siklet të lehtë të tillë si dhimbje koke dhe acarim gjatë mospërdorimit të kafeinës dhe sheqernave. Dhe natyrisht, ju do të keni të prerat e urisë. Kufizoni aktivitetin tuaj dhe ushtrimet trupore bëjini me karar. Kaloni kohën e nevojshme për t’u çlodhur. Agjërimi sjell rezultate të mrekullueshme. Ju jeni duke ndjekur shembullin e Jezusit kur agjëroni. Kaloni kohë duke dëgjuar lavdërim dhe adhurim. Lutuni sa më shpesh që të mundeni gjatë ditës. Largohuni nga shpërqendrimet normale sa më shumë të jetë e mundur dhe mbani zemrën dhe mendjen tuaj të vendosur për të kërkuar fytyrën e Perëndisë.

Si të Përfundosh

Mos e teproni me të ngrënën kur vjen koha për t'i dhënë fund agjërimit tuaj. Fillo gradualisht të hash ushqim të fortë. Ha racione të vogla ose vakte të ndërmjetme.