Kush eshte “Rrjeti e Lutjes”?

Ashtu sic ju jeni ne dijeni qe prej janarit 2010 Perendia ka ngritur mesi i Kishes se Tij "Rrjetin e Lutjes", qe sot mbulon duke vepruar te gjithe Shqiperine. Ne takimin e pare te ketij Rrjeti, pastore, drejtues apo besimtare te ndryshem dhe pse nuk ishin takuar me pare, ne deshmite e tyre, duke ndare se bashku formuan pamjen e plote te nje "puzzle", vizionin dhe thirrjen qe Perendia po i bente Kishes Shqiptare per lutje dhe agjerim. Ne i jemi shume falenderues Atij per kete thirrje dhe secilit prej jush qe ka qene bashkepunetor i planit te Tij, falenderues per ato kisha dhe organizata qe perulesisht ne lutje kerkojne meshiren dhe faljen e Perendise per kete vend dhe per ato kisha te tjera qe do t'i shtohen kesaj thirrje.

Rrjeti i Lutjes eshte quajtur "30 Kisha per 30 Dite" duke synuar qe cdo dite e muajit do te mbulohej nga nje kishe (pra 30 Kisha), por Perendia ka sjelle sot plot 70 dhe presim te shohim te tjera ne te ardhmen.

Ne i jemi falenderues Perendise qe ka degjuar lutjet tona per kete vend, per qeverine dhe drejtuesit e ketij shteti dhe ne saje te ketyre lutjeve sot Komuniteti Ungjillor arriti te njihet zyrtarisht prej qeverise dhe shtetit Shqiptar. Deshmi te tjera te lutjes jane te shumta ku mund te permendim kthimin e personave tek Perendia, clirimi prej varesive dhe shpetimi i tyre, sherime prej semundjeve te ndryshme.

Mund te na kontaktoni te . Mirepresim komunikimi juaj!