Ne kemi shume deshire qe SHUME kisha & individe te bashkohen me ne ne lutje per Shqiperine!

Ne qofte se ju doni te merrni pjese, na shkruani me kete email:

Ne qofte se ju doni te merrni nje email ne fillim te cdo muaj me kerkesat e muajit, ose klikoni KETU dhe plotesoni te dhenat ose dergoji nje email kesaj adrese:

Ideja eshte qe nje kishe te perkushtohet ne lutje nje dite te caktuar.(Per shembull, data 5 e cdo muaji, ose te premten e fundit te cdo muajit, etj.) Pastaj, ne ate dite, kisha do te organizoje lutje sipas deshires se tyre. Keto jane menyra qe disa kisha kane perdorur me pare, por ju jeni te lire te organizoni lutjet tuaja edhe ne menyrat te ndryshme:

  • disa kisha kane bere nje grafik dhe kane te pakten nje person qe lutet gjate cdo ore te dites me qellim qe te kete lutje gjate 24 oreve
  • disa kisha perkushtohen ne agjerim dhe lutje ne diten qe kisha e tyre eshte perfshire.
  • disa kisha luten ne nje takim te vecante ne ate dite, qofte per nje ore, apo per me shume.
  • anetare te disa kishave takohen per lutje ne vendet e punes ne grupe te vogla, p.sh. ne biznes per nje ore gjate drekes, ne spital per nje ore para punes, etj

Mund te merrni me shume se vetem nje dite -- dhe ne ju inkurajojme qe ju te shikoni kerkesat qe kemi tek http://www.lutje.org edhe ne ditet e tjera, ne takimet e lutjes, per kohen tuaj te qete, etj.

Ne qofte se doni te shkruani kerkesa per kishen tuaj apo per rrethin tuaj, na thoni. Ne mund te japim nje username & fjalekalimi dikujt qe te shtohen kerkesat me specifike. (Per kete lloj korrespondence shkruani tek )

Ne fillim ne kishim si vizion qe 30 kisha te merrin nje dite secila, me qellim qe te lutemi gjate gjithe muaji. Prandaj kemi "30-30" here pas here ne sajt-in tone (p.sh. ne adresen tone te e-mailit). Vizioni yne ishte teper i vogel ne krahasim me ate qe Zoti do te beje me ne! Deri tani (fillimi i Nentorit, 2010) kemi pothuajse 70 kisha qe marrin pjese cdo muaj. LAVDI ZOTIT! Le te vazhdojme te lutemi per Shqiperine, qe Zoti te na bekoje me zemra te transformuara, kisha gjithmone ne rritje, nje vend & nje shoqeri krejtesisht e transformuar nga Krishti...