Kohet e fundit Komuniteti Ungjillor ka pasur mjaft lajme inkurajuese:
- Marreveshja me qeverine
- Florian Nazimi: Albania's Got Talent
- Ndihma per te permbyturit ne Shkoder
- Vdekja e Dritan Prrojt dhe shpallja e forte kunder gjakemarrjes pas kesaj
- Akil Pano dhe te tjere te intervistuar haptas ne televizor duke folur qarte per Jezusin
Te gjithe keto i ndihmojne shqiptaret qe te jene te lire te na
pranojne, respektojne dhe te degjojne me kujdes. Kjo gje na jep me shume liri dhe mundesi te flasim dhe te veprojme lirisht per Mbreterine e Perendise. Mund te na hape shume dyer neper zemra, shtrese te ndryshme te shoqerise dhe ne qeveri.
Mund te lutemi per nje stine me dyer te hapura per Jezusin dhe me shume fryt te qendrueshme.
Nga ana tjeter:
Ne vitin afersisht 320 pas Krishtit feja e Krishtere u be fe
shteterore te Perandorise Romake. Me pare ishim te persekutuar fort
nga i njejti shtet.
Me famen e krishtere erdhi edhe ndotja e besimit, infektimi me
frymerat dhe mekatet e botes, krenaria, ambiciet etj etj
Duke patur parasysh kete duhet te kemi kujdes: Kur djalli nuk mund te na pengoje per
te mos ecur perpara, ai do te na shtyje nga mbrapa qe te ecim me
shpejt se sa Zoti do.
Te lutemi qe ne 2011.
- Qe Kisha Ungjillore te qendroje forte tek Zoti, ne Hirin e Tij dhe ne
perulje, per te qene gati per te mbartur kete popullaritet dhe stine te re pa krenari, pa ndotje dhe pa prishje.
- Te rritemi ne thellesi ne Zotin, ne Fjalen e Tij ne marredhenie
me Frymen e Shenjte dhe te mos vrapojme pas miratimit apo fjaleve te njerezve.
Komentët e Fundit